Kokaina e Allës/ SPAK thërret Artan Hoxhën për të dëshmuar

Kokaina e Allës/ SPAK thërret Artan Hoxhën për të dëshmuar

13:57, 23/01/2020
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka thirrur për të dëshmuar gazetarin investigativ Artan Hoxha, një ditë pas publikimit të video-skandalit të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Alla shfaqej në video duke thithur kokainë me hundë teksa ndodhej në një lokal privat. Hoxha, teksa publikoi këto pamje në ekranin e AbcNews tha se është kërcënuar, por ai ka vendosur të mos tërhiqet. 

Artan Hoxha do të jetë sot në 14:30 para prokurorëve të SPAK-ut.

Siç kemi informuar më herët, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka nisur tashmë hetimin për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla pas publikimit të videos nga gazetari Artan Hoxha.

Hetimi ka nisur në kuadër të nenit 283 i Kodit Penal për ‘Prodhim të shitje të lëndëve narkotike’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco