Rama i emëron, por për PS-në përgjegjësia është vetëm e kryebashkiakëve

Rama i emëron, por për PS-në përgjegjësia është vetëm e kryebashkiakëve

12:38, 23/01/2020
A+ Aa A-

Ashtu siç edhe ndodh rëndom, sa herë që një nga të zgjedhurit e Edi Ramës në bashki kapet i dënuar apo në rastin e Lefter Allës, duke pirë kokainë, menjëherë mundohen t’i japin duart.

Siç ndodhi edhe me të tjerët, njësoj po ndodh edhe me Lefterin e Bulqizës.

Deputetë dhe drejtues të PS-së, thonë se është përgjegjësi individuale e Allës.

Nga ana e tij, Lefter Alla deklaron se video është montazh i prodhuar nga PD, dhe në bashkëpunim me biznesmenë të minierave në Bulqizë, pakkush e vë në diskutim vërtetësinë e pamjeve.

Disa prej socialistëve të cilët ishin sot në Komisionin e Ligjeve, shprehen se përgjegjësia e Allës është personale.

Kreu i Komisionit të ligjeve Ulsi Manja është shprehur se: Përgjegjësia është individuale, PS është e qartë në vullnetin e saj që në ditën që ka votuar ligjin e dekriminalizimit.

Ndërkohë që për habinë e të gjithëve ka dhe socialist që nuk e kanë parë fare videon, si deputeti i qarkut të Beratit Adnor Shameti.

Shameti: Nuk kam koment, nuk e kam parë videon. Përgjegjësia juridike është përgjegjësi personale.

Nga ana tjetër ministri Pandeli Majko nuk pranoi të komentonte videon e kryebashkiakut Alla. /Faxweb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco