Vendi më i korruptuar në Europë/ Basha: Rama po kalb atdheun

Vendi më i korruptuar në Europë/ Basha: Rama po kalb atdheun

12:01, 23/01/2020
A+ Aa A-

Shqiptarët u gdhinë mëngjesin e sotëm duke mësuar se studimi më i rëndësishëm për korrupsionin në botë tregon thjesht ata që përjetojnë të gjithë, që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë.

Transparency International publikoi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, ku thuhet se Shqipëria është renditur në vendin e 106-të në botë, duke rënë me shtatë vende. Por rënia gjatë qeverisjes së Edi Ramës ka qenë katastrofike, duke humbur plot 23 vende në vetëm tri vite.

Në vitin 2019, Shqipëria mori vetëm 35 pikë nga 100 në total.

Për këtë raport reagoi edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha. Sipas tij, qeverisja e Edi Ramës po shkatërron vendin.

“Degradimi i skajshëm dhe kriminalizimi kapilar i qeverisjes Rama, është një realitet i hidhur që provohet qartë nga raportet më të besueshme profesionale të organizatave prestigjioze ndërkombëtare sikurse është Transparency International. Korrupsioni i kësaj qeverie po shkatërron ekonominë dhe po na kalb atdheun.

Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të realizuar nga kjo organizatë, për shkak të qeverisjes aktuale, Shqipëria po pëson një përkeqësim dramatik të gjendjes së korrupionit duke zbritur edhe 7 vende të tjera vetëm gjatë vitit të fundit.

Në mesin e 180 shteteve të marra në shqyrtim për nivelin e integritetit, Shqipëria renditet në vendin e 106-të, në të njëjtin nivel me vende si Bregu i Fildishtë apo Mongolia.

Ja pse i duhet qeverisë Rama paketa ligjore “Anti-Fjalës së Lirë”, për të penguar daljen në shesh të korrupsionit masiv qeveritar që po përmbyt Shqipërinë,” shkruan Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco