U filmua duke pirë kokainë/ SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës

U filmua duke pirë kokainë/ SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës

11:39, 23/01/2020
A+ Aa A-

Kanë nisur hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla, te emëruar nga Edi Rama, i cili është filmuar duke pirë kokainë.

Pas publikimit të videos ku duket Alla duke konsumuar drogë, është vendosur që të nisin hetimet ndaj tij.

Çështja penale është hapur nga prokuroria speciale e antikorrupsionit e njohur si SPAK.

Pas publikimeve në media të pamjeve filmike, prokurorët kanë nisur një hetim kryesisht, duke kërkuar edhe materiale shtesë.

Në ditët në vijim pritet që të merret edhe një vendim në lidhje se si do të shkojë hetimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ai23/01/2020 12:20

SPAK duhet të marë në hetim kryeministrin Rama që ka përzgjedhur kryetarë bashkie njerëz me të kaluar kriminale e përdorues të drogës.

Shto koment

Denonco