E paprecedentë/ Si u denoncua Rama nga KiE në ‘Venecia’ për censurën

E paprecedentë/ Si u denoncua Rama nga KiE në ‘Venecia’ për censurën

11:26, 23/01/2020
A+ Aa A-

Teksa komisionet parlamentare po diskutonin për dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili ktheu mbrapsht paketën ‘antishpifje’, duke vlerësuar se shkel rëndë ligjet dhe të drejtat, numri dy i PS, Taulant Balla deklaroi sërish se asgjë nuk do të ndryshojë te nisma.

Por teksa ai bënte komentet, nëpër redaksitë e Tiranës u shpërnda një njoftim nga Komisioni i Venecias, ku thuhej se nismat për antishpifjen do të shqyrtohen nga kjo trupë e rëndësishme juridike në pranverë.

Çfarë kishte ndodhur? Kush e kishte çuar çështjen në Komisionin e Venecias? Përse Taulant Balla dhe socialistët kishin ngelur sërish me gisht në gojë? Mbi të gjitha, përse nuk e dinin se u kishte ardhur kjo ‘shuplakë’ e fortë?

Në një lëvizje të paprecedent, ishte vetë Këshilli i Europës, organizata lider në kontinent për të drejtat e njeriut, që e kishte dërguar çështjen për shqyrtim.

Më saktë, pikërisht Komiteti Monitorues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës i ishte drejtuar një trupe që është pjesë e KiE, për të vlerësuar nëse ligjet e Edi Ramës shkelin të drejtat e njeriut dhe bien në kundërshtim me parimet dhe idealet që mbron kjo organizatë.

Kjo goditje e rëndë i bëri edhe më qesharake komentet që u bënë në vijim nga Balla edhe çdo socialist.

Zëri i Amerikës raportoi se nuk e kupton nxitimin e socialistëve për të rrëzuar dekretin, kur çështja ka shkuar në Venecia. Edhe Bashkimi Europian mbështeti sërish nevojën për rishikimin e ligjeve.

Kundër qeverisë ka dalë për ironi edhe OSBE, të cilën e drejton vetë Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz23/01/2020 17:51

Keto çmenduri do ndodhin kur ligjin e bo nji katnar kokshpull si Tualet Kasem Palla.

Shto koment

Denonco