Pasojat e tërmeti, fatura 1 mld euro, Rama ‘lyp’ para në Itali

Pasojat e tërmeti, fatura 1 mld euro, Rama ‘lyp’ para në Itali

11:25, 23/01/2020
A+ Aa A-

Gjatë vizitës në Itali, Edi Rama është pritur nga kryeministri italian Giuseppe Conte në Palazzo Chigi në Romë.

Vizita e Ramës është në kuadër të rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti kur më pak se një muaj do të mbahet dhe Konferenca e Donatorëve të BE në Bruksel.

Rama është shprehur se Italia e mbështet më tej Shqipërinë në funksion të Rindërimit.

Një gjë të tillë e ka pohuar edhe Giuseppe Conte i cili ka thënë se është i interesuar mbi ecurinë e këtij procesi.

‘Palazzo Chigi, Romë – Me Kryeministrin, Giuseppe Conte, për mbështetjen e mëtejshme të Italisë mike në funksion të Rindërtimit, në vigjilje të Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel’- shkruan Rama në FB.

Rama ka bërë edhe një takim me ministrin e Jashtëm Di Maio. Në videon e takimit e ka publikuar në faqen e tij në Facebook, ndërsa nga komunikimi me Di Maion në momentin e pritjes dhe ecjes në korridor.

‘Raporti do të jetë gati për pak ditë por deri tani është përllogaritur rreth një miliard (euro)’ dëgjohet të thotë Rama, ndërsa ministri italian shprehet se kjo shumë është e lartë, por shton se ka besim se do të gjendet një zgjidhje në Konferencën e Donatorëve. ‘Një miliard?! Shumë. Por unë kam besim se në Konferencën e Donatorëve do ta gjejmë një zgjidhje’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz23/01/2020 17:59

Ne fakt demet e termetit nga ekspertet llogariten diku tek 500 milion euro, por nja 500 te tjera i duhen Edver Taqi Kokaines se ashtu esht nje muhabet! Ne rast se Konferenca e Donatoreve do ta ndihmoje Shqiperine, ben mire ti ndertoje vet ashtu si edhe Turqia, shtepite apo pallatet per banoret e mbetur pa shtepi. Ne asnje menyre lek ne dore per qeverine e qelbesirave dhe superhajdutin Edver Taqi Horrin.

Shto koment

Denonco