‘Jam i trishtuar, po iki nga Shqipëria/ Basha i përgjigjet qytetarit: Mos u largo, le të bashkojmë forcat

‘Jam i trishtuar, po iki nga Shqipëria/ Basha i përgjigjet qytetarit: Mos u largo, le të bashkojmë forcat

23:12, 22/01/2020
A+ Aa A-

Aktivisti Robert Skëndo ka lajmëruar se do të ikë nga Shqipëria përgjithmonë pasi nuk mund ta bëjë vendin më të mirë sepse nuk mbështetet nga shumica e qytetarëve shqiptar. Por në statusin e tij ka komentuar pikërisht kryeopozitari Lulzim Basha i cili i thotë se ikja nuk është zgjidhje pasi duhet të luftojmë për Shqipërinë.

Statusi i Robert Skëndo

”Po e lë Shqipërinë së shpejti, një ike e përhershme. Është e qartë për mua që unë nuk ndaj të njëjtat vlera si mazhoranca e qytetarëve në Shqipëri. Do të doja të luftoja që gjërat të bëheshin më mirë, por s’mund t’i bëj vetëm. Më vjen keq që jam një tjetër statistikë e trashëgimisë së lidershipit të keq politik.

Komenti i Lulzim Bashës

“Robert, ikja nuk është zgjidhje! Bashkë duhet të luftojmë për vendin. Për Shqipërinë tonë. Kjo është arsyeja pse u ktheva dhe unë, pikërisht për këtë! Mos u largo. Le të bashkojmë forcat në këtë betejë për Shqipërinë! Të ftoj të takohemi!”

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Leke Lleshi23/01/2020 18:46

    Mendoj se duhet pare performanca e zotit Basha.,kam shume besim se do te beje diferencen.

    Shtetrrumpalle 23/01/2020 16:26

    Ikja eshte e vetmja zgjidhje, qe edhe femijet tane te shkollohen jashte e te shohin nje jete me te mire, edhe pse jo aq te mire sa femijet e Mones. Ikja eshte e vetmja zgjidhje kur sheh qe ministra te korruptuar do te zevendesohen me ca emra qe ua kemi pare “hajrin” si Saiti, Muli, etj etj. Shqiperia nuk eshte me vend per njerez me parime.

    t23/01/2020 06:24

    Shko bashkoi forcat me ramen se jeni si m....me sh....

    Many22/01/2020 23:32

    Te luftoje me Bashen qe te zhgenjehet perseri? Sa protesta ka lene ne mes te rruges Basha deri tani?

    Shto koment

    Denonco