Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Videoja e kryebashkiakut socialist montazh i PD? Hoxha: Asnjëherë mo burrë...

Videoja e kryebashkiakut socialist montazh i PD? Hoxha: Asnjëherë mo burrë...

22:50, 22/01/2020
A+ Aa A-

Videoja e publikuar sot nga Abc News, ku pretendohet se shfaqet kryebashkiaku socialist i Bulqizës, Lefter Alla, duke konsumuar kokainë, është çështja e ditës në vend.

Edhe emisioni Opinion i dedikoi puntatën e sotme kësaj teme.

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës reagoi më pas duke e quajtur gjithçka si montazh, por gazetari Artan Hoxha, i cili ka edhe ekskluzivitetin e videos, e hodhi poshtë pretendimin e kryebashkiakut.

I pyetur nëse ka bashkëpunuar me PD, apo me ish deputetin e kësaj force politike, Ervin Salianji, Hoxha dha këtë përgjigje:

“Ty të duket se bashkëpunoj me Salianjin unë. Asnjëherë mo burrë, e kam parimin numër një.  Unë nuk e kam parim, asnjëherë nuk marr materiale, nuk bashkëpunoj se nuk kam nevoje të bashkëpunoj. Ti mendon që ta kishte PD-ja videon nuk do e botonte, pse do ma jepte mua?”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco