'Do ta dhj*s më keq', Veliaj kërcënoi gazetarin. Reagon Berisha

'Do ta dhj*s më keq', Veliaj kërcënoi gazetarin. Reagon Berisha

20:57, 22/01/2020
A+ Aa A-

Thënia popullore “bëj si them unë, e mos bëj siç bëj unë” duket se është moto e punës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kur ja do do puna, ai shfaqet, si njeriu i thjeshtë i popullit që ndan me ta hallet e përditshme që kanë me të vërtetë banorët e Tiranës.

Në disa raste Veliaj tregon se nuk i ka qejf gazetarët, sidomos ata që i shkojnë pas për ta pyetur për problemet e qytetarëve ndaj nuk nguron dhe të kërcënojë

Kjo ka ndodhur dhe me gazetarin e Ora News, Elio Laze.

“Do ta dhjes më keq po vazhdove”, i thotë Veliaj gazetarit ndërsa ndodhet në një aktivitet në Tiranë dhe nuk preferon t'i përgjigjet pyetjeve.

Lidhur me këtë ngjarje reagon edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili dënon gjuhën e përdorur nga kryebashkiaku i Tiranës. 

"Lal plehu dhe gjuha e tij e hales! Dëgjojeni vet!", shkruan Berisha në reagimin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco