Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Bardhi: Për të ndryshuar Shqipërinë duhet të ndryshojmë qeverinë, zgjedhje të lira dhe lokale në një ditë

Bardhi: Për të ndryshuar Shqipërinë duhet të ndryshojmë qeverinë, zgjedhje të lira dhe lokale në një ditë

16:23, 22/01/2020
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, pati një takim ditën e sotme me demokratët e qarkut të Beratit, që është edhe një nga 5 qarqet me papunësinë më të lartë në vend.

Bardhi shkruan se: Për të ndryshuar për mirë jetën në Berat, Urë Vajgurore, Poliçan, Skrapar dhe Kuçovë duhet të ndryshojmë qeverinë! Të sigurojmë kushte për zgjedhje të lira e të ndershme në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale për të zgjedhur dinjitozë, që nuk mbushin hundët dhe trurin me kokainë, nuk vjedhin, nuk shpërdorojnë, por u shërbejnë qytetarëve.

‘Në takimin me demokratët e Beratit mësova se Berati është një nga 5 qarqet me papunësinë më të lartë në vend. Të rinjtë janë më të prekurit e kësaj gjendjeje të mjerueshme që duhet të ndryshojë duke ndalur largimin e tyre nga vendi.

Mungesa e investimeve nga ana e qeverisë, sjellja skandaloze gjobëvënese me biznesin, braktisja e banorëve të ish komunave janë disa nga arsyet e rrënimit të Beratit, Urës Vajgurore, Poliçanit, Skraparit dhe Kuçovës.

Pothuajse në çdo takim, nga veriu në jugun e Shqipërisë, dështimi i reformës territoriale është një nga shqetësimet kryesore që ndaj me demokratët. Ata sjellin e zërin e banorëve, të cilët kërkojnë të kenë më pranë qendrën administrative, si dhe të kenë dikë me pushtet të plotë për të zgjidhur problemet e tyre.

Për të ndryshuar për mirë jetën në Berat, Urë Vajgurore, Poliçan, Skrapar dhe Kuçovë duhet të ndryshojmë qeverinë! Të sigurojmë kushte për zgjedhje të lira e të ndershme në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale për të zgjedhur dinjitozë, që nuk mbushin hundët dhe trurin me kokainë, nuk vjedhin, nuk shpërdorojnë, por u shërbejnë qytetarëve.’-

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Loran shehu22/01/2020 17:28

    Esht per tu pershendetur dh shum e dobishme t Ky tur i sekretarit te pergjithshem

    Shto koment

    Denonco