Kryebashkiaku i PS kapet duke konsumuar drogë/ Çupi: Nëse do të kemi prova të tjera do ti denoncojmë

Kryebashkiaku i PS kapet duke konsumuar drogë/ Çupi: Nëse do të kemi prova të tjera do ti denoncojmë

16:18, 22/01/2020
A+ Aa A-

E ftuar në studion e Syri Tv për të komentuar publikimin e pamjeve në media ku prtetendohet se kryebashkiaku socialist i Bulqizës kapet duke konsumuar drogë, ish deputetja e PD për qarkun Dibër Dhurata Çupi u shpreh se, Lefter Alla duhet të japë dorëheqjen.

“Ka socialistë të ndershëm që ka vënë në dispozicion informacionin. Ne kemi denoncuar me dokumente. Kemi vërtetuar se ajo çka vërteton PD është e drejtë. Kryetarit të Bashkisë Mat duhet ti ndërpritet mandati. Ka kryetarë të tjerë që kanë probleme me ligjin dhe me integritetin për të drejtuar qytetarët", u shpreh Çupi

A është e sigurtë PD që personi që shfaqet në video është Lefter Alla?

“Nuk dua të abuzoj me askënd, edhe pse është socialist. Ka kryetarë bashkish që nuk meritojnë të përfaqësojnë qytetarët. Për bashkinë Bulqizë, PD është vënë në lëvizje nga media. Nëse do të kemi prova të tjera do ti denoncojmë”, u shpreh ndër të tjera ish deputetja e qarkut Dibër, Dhurata Çupi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco