Incidenti me Mihal Kokëdhimën/ Milioneri spanjoll rikthehet në Shqipëri

Incidenti me Mihal Kokëdhimën/ Milioneri spanjoll rikthehet në Shqipëri

14:06, 22/01/2020
A+ Aa A-

Incidenti i verës në restorantin e Mihal Kokëdhimës nuk e ka penguar familjen spanjolle Galdon të rikthehet në Shqipëri.

“Pavarësisht incidentit të ndodhur familja Galdon do të kthehet në Shqipëri me pershtypje të jashtëzakonshme për këtë vend. Këtë herë për të ndihmuar Shqipërinë nga goditja e tërmetit”, deklaroi milioneri Eugenio Galdon, në takimin me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit z. Blendi Klosi.

Përmes Kryqit të Kuq spanjoll, familja Galdon do të rindërtojë një shkollë në zonën e dëmtuar nga tërmeti. Djemtë e familjes Galdon, do të jenë vetë prezent në Shqipëri.

“Me z. Galdon ndamë disa mendime se si ne në Shqipëri do të kemi shumë nevojë që të shërbejmë  si një shoqëri që i shërben turizmit, ne kemi nevojë që të krijojmë njerëz të edukuar njerëz, që dinë të shërbejnë dhe po ashtu të krijojmë disa standarte të cilat do të hapin më shumë Shqipërinë për këto biznese. Me familjen Galdon padyshim është një kënaqësi të bisedosh gjithmonë dhe falë tashmë njohjes që ata kanë me Shqipërinë, nga buxheti i familjes së tyre nëpërmjet Kryqit të Kuq Spanjoll ata do të ndërtojnë një shkollë në një nga zonat e dëmtuara nga tërmeti, duke kontribuar me para, por dhe më e mira do të jenë vet në Tiranë për të ndihmuar gjatë punimeve që do të bëjnë në shkollën e re që do të ndërtohet në zonën e prekur nga tërmeti”.

“Unë do të ndërtoj një shkollë të zonës së dëmtuar nga tërmeti. Ka shumë mënyra se si ju mund të kontribuoni për vendin tuaj. Shqipëria është një atraksion i vërtetë dhe ne kemi ndërmend të kthehemi shumë shpejt me anijet tona dhe të vizitojmë vendin tuaj të bukur”, deklaroi Galdon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ktvut22/01/2020 14:31

epo eshte mrekulli, ky po qe eshte sustainable tourism

Shto koment

Denonco