Tallja pas tërmetit/ Gazetari: Gafa skandaloze e qeverisë

Tallja pas tërmetit/ Gazetari: Gafa skandaloze e qeverisë

13:02, 22/01/2020
A+ Aa A-

Ashtu siç doli 'lakuriq' shteti i dështuar në ditën e tërmetit, i tillë vazhdon të shfaqet edhe pas tragjedisë që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.

Gazetari Klodian Tomorri vijoi të denoncojë qasjen e turpshme të qeverisë ndaj kësaj çështje. Duke publikuar një pjesë nga një VKM e qeverisë, ai zbulon një gafë skandaloze.

“Qeveri moj hallemadhe.

Shikoni pak si e kanë bërë ndarjen e familjeve dhe sipërfaqen e apartamentit që përfitojnë. Shkencë, shkencë.

Në rreshtin e parë thonë: familjet deri në 2 anëtarë përfitojnë banesë 45-60 metër katrorë.

Në rreshtin e dytë thonë: familjet nga 2 deri në 4 anëtarë përfitojnë 75-80 metër.

Tani ndajeni mendjen. Familjet me 2 anëtare ku i fusni, tek rreshti i parë apo tek rreshti i dytë? Apo tek të dyja?

Fiks si Fadil Hasa i ndjerë, 7 kamiona me 8 bataliona.

Ky është vendim qeverie. I votuar nga 15 burra dhe gra ministra dhe i firmosur nga kryeministri i vendit. Ta bësh këtë lloj gabimi në klasë të parë, të ngel mësuesi.

Qeveri moj hallemadhe,” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz22/01/2020 15:44

Amon si boni ene ju gazetaret, po bojaxhi osht i shkreti kryeklluf, mos e boni kaq tragjike kabinet leshi ka qeveria, pale parlamuti ça copash muti ka, ene me 7 klas shkoll!

Askushi22/01/2020 13:15

Nuk e kuptoni qe nuk kemi qeverri, por nje hangester, nje horre qe ka mbledhur rrethe tij hajdut e kriminel, bythe lepires e servil...

Shto koment

Denonco