Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Rishqyrtimi i 'Antishpifjes', LSI, thirrje 'palo Kuvendit' të heqë dorë nga marrëzia

Rishqyrtimi i 'Antishpifjes', LSI, thirrje 'palo Kuvendit' të heqë dorë nga marrëzia

12:39, 22/01/2020
A+ Aa A-

LSI-ja i ka bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë sot ose atij që e quan “palo Kuvend dhe turpi i Shqipërisë”, se ka një mundësi të shpëtojë imazhin e vendit Shqipërisë duke mos e rivotuar Paketën Anti-Shpifje të kthyer mbrapsh për rishqyrtim nga Presidenti i Republikës.

Luan Rama, Zv.kryetari i LSI, solli në vëmendje, reagimin më të fundit të Komisionit Europian, i cili i bën thirrje, i bën apel qeverisë shqiptare, mazhorancës, Kuvendit që ta shfrytëzojë të drejtën kushtetuese të Presidentit, që e ka kthyer për rishqyrtim ligjin e ashtuquajtur Paketë “Anti-Shpifje” në Kuvend, si një mundësi për të hequr dorë nga marrëzia, nga aventura e cënimit, e dhunimit dhe e kufizimit të lirisë së shprehjes dhe të lirisë së shtypit.”

"Pra, apeli është i qartë, - nënvizoi Rama. -  Mesazhi është i drejtpërdrejtë dhe Kuvendi i Shqipërisë, përkatësisht ai palo kuvend që është turpi i Shqipërisë, që është shëmbëlltyra më diskrete e Shqipërisë 100 vjet pas fillimit të parlamentarizmit të Shqipërisë pa parlament dhe pa parlamentarizëm, ka të paktën një mundësi që ta shpëtojë imazhin e vendit.

Pra kjo hipokrizi, kjo pafytyrësi duhet të marrë fund dhe Kuvendi i Shqipërisë, të paktën në këtë rast le tëmendojë vetëm njëherë të vetme dhe t'i bëjë nder Shqipërisë duke ia hequr barrën e turpit të një vendi ku shteti, ku qeveria kufizon, cënon dhe kriminalizon lirinë mediatike, lirinë e shprehjes si një e drejtë themelore e kushtetuese.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco