Shqiptarët e Malit të Zi kundër Ramës: Me Mini-Shengenin fiton Serbia

Shqiptarët e Malit të Zi kundër Ramës: Me Mini-Shengenin fiton Serbia

11:54, 22/01/2020
A+ Aa A-

Përfaqësuesit e shqiptarëve në Mal të Zi kundërshtojnë nismën e Mini-Shengenit Ballkanik, të mbështetur nga Kryeministri Edi Rama, pasi vlerësojnë se nisma i sjell përfitime direkte vetëm Serbisë. Përfaqësuesi i komunës të Tuzit Nikoll Camaj, thotë se domosdoshmëri është forcimi i lidhjeve mes shqiptarëve, shkruan ora news.

Pas Kosovës edhe shqiptarët e Malit të Zi nuk e mbështesin nismën e kryeministrit shqiptar Edi Rama për Mini-Shengenin Ballkanik. Nikoll Camaj, përfaqësues i komunës shqiptare të Tuzit: "Ndoshta shteti shqiptar për momentin sheh një interes, ne nuk e shohim atë interes". 

Përfaqësuesi i komunës shqiptare të Tuzit Nikoll Camaj thotë se më e domosdoshme do të kishte qenë të sigurohej një Mini-Shengen mes shqiptarëve dhe për këtë jep argumentet e tij.

"Pra, shqiptarët e Maqedonisë, shqiptarët e Kosovës, të Luginës, të Malit të Zi të kenë një Mini-Shengen".

Si një njohës i mirë i realitetit në ish Jugosllavi, ish-deputeti i parlamentit të Malit të Zi thotë se Serbia është me e fortë se Shqipëria në aspektin ekonomik, prandaj fitimtare e drejtpërdrejtë është vetëm ajo.

"Ne jemi të dobët dhe nuk besoj se ne mund të eksportojmë mallra si Shqipëri në Serbi as përgjysmë".

Por zhgënjimin më të madh me këtë nisëm, Camaj e ka kur kthehet pas në të shkuarën dhe kujton ëndrrën e Serbisë për Durrësin.

"Ai që nuk di nga vjen, nuk di nga shkon. Pashiçi, që ka qenë strategu më i madh në Serbinë e madhe, Durrësin e ka parë si një portë serbe".

Mini-Shengenin e quan vepër jo vetëm të Beogradit, por edhe Moskës zyrtare që fshihet nga pas, ndërsa mendon se për këtë nuk mund të vendosë një apo disa politikanë, por duhet pyetur me referendum populli shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco