Policia ankohej se nuk kishte drogë për trajnimin e qenve, ironia e Sejkos: E ka thithur të gjithë ai qeni i madh

Policia ankohej se nuk kishte drogë për trajnimin e qenve, ironia e Sejkos: E ka thithur të gjithë ai qeni i madh

21:49, 21/01/2020

Nga një shkresë e zbuluar ditën e sotme, Policia e Shtetit i qante hallin Prokurorisë se nuk kishte drogë për të trajnuar qentë.

Sigurisht një shkresë absurde po të kihet parasysh fakti që Shqipëria është një vend ku lulëzon tregtia e drogës.

Kjo shkresë ka ndezur edhe imagjinatën e rrjeteve sociale.

Gent Sejko, duke postuar një nga printscreanet e shkrimeve  në portale me titullin Ministria e Brendshme: S’kemi drogë për të trajnuar qentë, më sipër shkruan: E ka thithur gjithë ai qeni i madh.

Për kë bëhet fjalë, është lehtësisht e kuptueshme.

Ky postim është shpërndarë edhe nga ish-kryeministri Berisha.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco