'Kryetar Kuvendi qehersuz e komunist'/ Ish-deputeti shpërthen me rastin e 100-vjetorit të Parlamentarizmit

'Kryetar Kuvendi qehersuz e komunist'/ Ish-deputeti shpërthen me rastin e 100-vjetorit të Parlamentarizmit

20:26, 21/01/2020
A+ Aa A-

Kur Shqipëria shenjon sot 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjes dhe 100-vjetorin e Parlamentarizmit në vend, kreu i demokristianëve shqiptarë dhe ish-deputeti në disa legjislatura, Nard Ndoka ka bërë një reagim të veçantë në rrjetet sociale.

Sipas tij, pas 100 vitesh, Shqipëria gjendet me një parlament monopartiak, drejtësi zig-zake, kryeministër arrogant e aventurier, kryetar parlamenti qehersuz e komunist.

Postimi i plotë i Nard Ndokës:

100 vite më parë mesazhe bashkimi.

Sot, pas 100 vitesh, as lindi, as nuk rilindi shpresë për këtë vend të ndarë, të përçarë, parlament monopartiak, bashki mavi, drejtësi zig-zake, polici në tym, kryeministër arrogant e aventurier, kryetar parlamenti qehersuz e komunist.

Rilindja prodhoi:

Emigrim, pasiguri, humbje shprese, krizë të thellë politike, morale e ekonomike, korrupsion, PPP, koncensione, monopole, oligarkë etj, etj.
Pas 100 vitesh, na rilindi një kërpudhë e kalbur, që duhet shkulur një orë e më parë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco