KE tjetër 'shuplakë' Ramës: Shqipëria duhet të rishikojë paketën anti-shpifje

KE tjetër 'shuplakë' Ramës: Shqipëria duhet të rishikojë paketën anti-shpifje

19:26, 21/01/2020
A+ Aa A-

Qeveria shqiptare duhet të rishikojë të ashtuquajturën “Paketa anti-shpifje” duke marrë parasysh të gjitha rekomandimet e Këshillit të Europës.

Ky është reagimi i Komisionit Europian ndaj pyetjes së drejtuar nga “ABC News” mbi shqetësimet që ngre kjo paketë dhe rrëzimin e saj nga presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Qeveria e Bashkimit Europian thekson se, kthimi mbrapsht i “paketës anti-shpifje” nga presidenti i Republikës në Kuvendin e Shqipërisë përbën një rast për qeverinë shqiptare për të pranuar rekomandimet e Këshillit të Europës.

“Ne e kemi bërë të qartë se Bashkimi Europian mbështet rekomandimet e Këshillit të Europës në rastin e ligjit të medias në Shqipëri. Ne pranojmë se shqetësimet dhe rekomandimet përkatëse janë sërish të vlefshme dhe ato duhen adresuar sërish. Faktin që Presidenti i Shqipërisë ka kthyer ligjin në Parlament e shohim si një mundësi për t’i pranuar ato. Ne shpresojmë që kjo të realizohet”, deklaroi zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero.

Lidhur me pyetjen specifike, nëse Komisioni Europian mbështet shprehimisht vetërregullimin në sektorin e medias, ky institucion është përgjigjur qartë, duke renditur edhe disa nga rekomandimet kryesore të Këshillit të Europës, zyrtarja e Brukselit dha këtë përgjigje:

“Absolutisht që ne e mbështesim këtë. Ne mbështesim disa rekomandime të Këshillit të Europës jo vetëm për promovimin e vetëregullimit. Por ne e mbështesim qëllimin për ta kufizuar qëllimin e rregullimit vetëm për serviset e mediave audiovizive online, trajtimin gjyqësor të pavarur të ankesave lidhur me mediat, forcimin për transparencën e pronësisë sëë mediave në vend. Pra, ne mbështesim të gjita rekomandimet e Këshillit të Europës. Ato janë në përputhje me pritshmërinë tonë, që duhet ndjekur nga një vend aspirant”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco