Zgjedhja e anëtarëve të Kushtetueses, Meta i drejtohet zyrtarisht Komisionit të Venecias

Zgjedhja e anëtarëve të Kushtetueses, Meta i drejtohet zyrtarisht Komisionit të Venecias

15:25, 21/01/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias, për t’i kërkuar sqarim mbi vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, i cili shkruan në “Facebook” se nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit kërkesa dhe pyetjet drejtuar Venecias.

“Venecia gjithmonë e mirëpritur. Sot Presidenti Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit, kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij”, shkruan Blushi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari21/01/2020 15:45

100 vjet me pare burrat patriote, atdhetare dhe intektualet me te shquar te Shqiperise, u mblodhen vete ne Kongresin e Lushnjes dhe moren ne dore fatet e vendit, pa ia patur me hile njeri tjetrit, pa ndermjetesimin e te huajve, pa ndihmen e te huajve dhe arriten objektivat me madhore te kombit shqiptar. Po sot Shqiperi, pa na thuaj ku je? Vendin me te bekuar i botes, politikaner te ndyre shqiptare, E kane kthyer ne nje hale!!!!

Shto koment

Denonco