Komisioni i Venecias vjen në Shqipëri në 13-14 shkurt

Komisioni i Venecias vjen në Shqipëri në 13-14 shkurt

14:55, 21/01/2020
A+ Aa A-

Përfaqësuesit e komisionit të Venecias do të mbërrijnë në Shqipëri me 13-14 shkurt.

Mësohet se në axhendë janë takimet me Presidentin Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit, komisionin hetimor, avokatin e popullit, opozitën jashtëparlamentare dhe OJF.

Komisioni i Venecias do të shqyrtojë përplasjen për Gjykatën Kushtetuese mes mazhorancës dhe Presidentit Ilir Meta.

Komisioni hetimor kërkon një opinion nga Venecia për emërimin e Marsida Xhaferllarit prej presidentit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Ekspertët do të duhet të japin mendim nëse Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën duke mos e thirrur Arta Vorpsin për betim dhe cili është mekanizmi që mund të përdoret kur Kreu i Shtetit nuk zhvillon ceremoninë e betimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco