PD: Rishikim Reformës Territoriale, prioritet absolut!

PD: Rishikim Reformës Territoriale, prioritet absolut!

14:06, 21/01/2020
A+ Aa A-

Partia Demokratike i ka mëshuar me forcë, rishikimit të Reformës Territoriale të vendit, si një prioritet absolut. Kjo çështje është diskutuar në detaje në takimin e demokratëve të Korçës, Pogradecit, Devollit, Kolonjës dhe Maliqit me Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhin dhe ish-deputetët e këtyre zonave, që i dorëzuan mandatet.

Gazmend Bardhi ka theksuar në mbledhjet se “beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme ka vetëm një qëllim: Qytetarët të zgjedhin Qeverinë që u jep zgjidhje halleve dhe problemeve të tyre, që punon për ta, që jep llogari përpara tyre dhe që ka frikë nga vota dhe vullneti i qytetarëve.

Qarku Korçë është braktisur nga Qeveria në këto 6 vjet, duke sjellë varfëri dhe pamundësi për fermerët punëtorë të kësaj zone, sepse Edi Rama e ka të lidhur pushtetin me krimin dhe oligarkët.

Në mbledhjet e Kryesisë së Degëve Korçë, Pogradec, Devoll, Kolonjë dhe Maliq, i sigurova për planin tonë konkret për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ekonomike ku është përfshirë si pasojë e keqqeverisjes.

Ndamë bashkërisht shqetësimin se Reforma Territoriale, e miratuar në mënyrë të njëanshme dhe për qëllime politike, ka qenë një dështim dhe ka cënuar rëndë interesin e qytetarëve. Ata janë të braktisur. Bashkitë dhe administrata e tejfryrë nuk janë më në shërbim të qytetarëve. Rishikimi i reformës territoriale është prioritet absolut i Partisë Demokratike”, ka përfunduar Bardhi.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    ai21/01/2020 16:04

    Ndarja administrative për efekte elektorale në favor të PS, është një faktor po aq abuziv për zgjedhjet, sa edhe blerja e tyre me para droge apo nën kërcënimin e bandave kriminale.

    Qazimi21/01/2020 14:35

    Kur i vene kete prapashtesen Absolut,e sigurt qe do behet

    Shto koment

    Denonco