Berisha: Nderim arkitektit të Kosovës së pavarur, presidentit Ibrahim Rugova!

Berisha: Nderim arkitektit të Kosovës së pavarur, presidentit Ibrahim Rugova!

13:48, 21/01/2020
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha. 

Më 21 janar të vitit 2006, presidenti Ibrahim Rugova, arkitekti i Kosovës së pavarur, mbylli sytë përgjithmonë.

Presidenti Rugova do të mbetet dhe nderohet përjetë në historinë tonë kombëtare si burri i shtetit, që me trimëri të jashtëzakonshme, mençuri dhe vizion të pashoq, themeloi në kushtet e pushtimit barbar serb, shtetin paralel të shqiptarëve në Kosovë.

Ai me këmbëngulje të palëkundur, civilitet dhe aftësi të rralla diplomatike, arriti me qëndresën e tij paqësore, të ngjashme me atë të Mahatma Gandit që çështjen e drejtë të shqiptarëve të Kosovës ta shndërronte në një çështje të botës së lirë, SHBA-së dhe vendeve të tjera të mëdha.

Ai, së bashku me luftën, gjakun, sakrificën e mijëra luftëtarëve të lirisë, të komandantit legjendar Adem Jashari dhe ofensivën e fuqishme të NATO-s kundër kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, arriti të bëjë realitet Kosovën e lirë dhe të pavarur.

Sot, pas 14 viteve, kur Kosova dhe kombi shqiptar ndodhen para tradhtisë së dytë të madhe nga vegla e Beogradit në Tiranë, Miladini shqipfolës në Prishtinë dhe Baton Stanishiqi, shqiptarët kudo që janë duhet të ngrihen në mbrojtje të Kosovës së lirë dhe të pavarur - veprës së pavdekshme të presidentit Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari dhe dhjetëramijëra martirëve dhe heronjve të saj të të gjitha kohërave dhe t’u japin ndëshkimin e merituar, tradhtarëve të kombit, argatëve të Beogradit në Prishtinë dhe Tiranë.

Nderim përjetë, kujtimit dhe veprës së ndritur të Presidentit Ibrahim Rugova!

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco