Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Berisha: Marrëveshje paqe për t’u përshëndetur dhe... 'dudum hesap dudum'

Berisha: Marrëveshje paqe për t’u përshëndetur dhe... 'dudum hesap dudum'

11:30, 21/01/2020
A+ Aa A-

Sali Berisha, ish-kryeministri i vendit, e ka vlerësuar marrëveshjen që u arrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për vendosjen e një linje ajrore direkte midis dy shteteve duke e konsideruar një marrëveshjeje paqeje. Por, Berisha nuk ka munguar të nxjerrë në pah dy elementë që spikatën në qëndrimin që mbajtën ndaj kësaj ngjarjeje historike, liderët e Serbisë dhe të Shqipërisë, Presidenti Vuçiç dhe Kryeministri Rama dhe që i përbashkoi të dy nën emërtimin “turp kombëtar”.

"Një marrëveshje paqe për t’u përshëndetur! - Nga Sali Berisha.

"Me ndërmjetësinë e ambasadorit të SHBA në RF të Gjermanisë dhe njëherazi, I dërguar i Presidentit të SHBA-së për Kosovën dhe Serbinë, Richard Grenell -  dje midis Prishtinës dhe Beogradit u arrit marrëveshja për vendosjen pas 21 vitesh, të fluturimeve ajrore Prishtinë - Beograd.

Kjo marrëveshje midis palësh të barabarta, u përshëndet nga Presidenti Trump si një sukses i ambasadorit Grenell, Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare të SHBA, O’ Brian dhe palëve nënshkruese.

Ajo u përshëndet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, si një marrëveshje në funksion të mirëkuptimit dhe paqes.

Por marrëveshja u përshëndet me bisht nën shalë, nga serbomadhi Vuçiç dhe vasali i tij në Tiranë Edvin Kristaq Zografi, i pari demagog dhe mashtrues i popullit të tij që tha se ishte i kënaqur që është Lufthansa dhe nuk ishte “Air Serbia” që do të bënte këtë fluturim, pasi kjo do të nënkuptonte njohjen e Kosovës.

Logjikë naive, sipas së cilës, jo firma si të barabartë me palën tjetër de facto njohja e Kosovës, por ndërmarrja “Air Serbia” ishte më e rëndësishme.

Kurse i dyti, Edvin Kristaq Vasali, në përshëndetjen e tij u gëzua se marrëveshjen e mbështeti dhe Ramush Haradinaj, që ishte palë e saj. Kësaj i thonë "Dudum hesap Dudum" dhe turp kombëtar!"

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco