100-vjetori i Kongresit të Lushnjës/ Meta: Të mbrojmë Kushtetutën dhe pluralizmin

100-vjetori i Kongresit të Lushnjës/ Meta: Të mbrojmë Kushtetutën dhe pluralizmin

09:55, 21/01/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përkujtur më një shënim në faqen e tij në Facebook 100-vjetorin e Kongresit e Lushnjës.

“Kongresi i Lushnjës rithemeloi shtetin e pavarur, riformatoi institucionet shtetërore dhe vetëqeverisëse të tij, krijoi Kushtetutën e parë të vendit, zgjodhi të parën trupë legjislative mbi baza pluraliste, dhe shprehu vendosmërinë e të gjithë shqiptarëve për të mbrojtur pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë”, shkruan kreu i shtetit shqiptar në shënimin e tij.

Ja postimi i plotë:

Kongresi i Lushnjës, 100-vjetorin e të cilit festojmë sot, është ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë tonë kombëtare, pas shpalljes së Pavarësisë në 28 nëntor 1912 në Vlorë.

Kongresi i Lushnjës rithemeloi shtetin e pavarur, riformatoi institucionet shtetërore dhe vetëqeverisëse të tij, krijoi Kushtetutën e parë të vendit, zgjodhi të parën trupë legjislative mbi baza pluraliste, dhe shprehu vendosmërinë e të gjithë shqiptarëve për të mbrojtur pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë.

100 vjet më vonë, vendimet e këtij Kuvendi Kombëtar janë mesazhe për reflektim, për të ecur në rrugën që hapi ky Kongres, për të mbrojtur Kushtetutën dhe pluralizmin, integritetin e institucioneve shtetërore e në mënyrë të veçantë për të mbrojtur vlerat reale dhe pluraliste demokratike të parlamentarizmit shqiptar.

Koha i thirri burrat e shquar atdhetarë shqiptarë me bindje të ndryshme politike në vitin 1920 për t'i vënë mendjen dhe energjitë e tyre në shërbim të kombit e për të shpëtuar Shqipërinë.

Nderimi për ta e për veprën e tyre është sot obligim, por edhe një detyrë që në emër të idealeve që frymëzuan ata, të ecet drejt për ta bërë atdheun tonë një vend të qëndrueshëm dhe frymëzues për brezat e rinj, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre, në një Shqipëri demokratike dhe anëtare të Bashkimit Europian. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari21/01/2020 12:52

Ju i permendni ata burra thjesht per konjukture shteterore dhe ngjarje historike. Ata burra jane patriote te vertete, jane nderi i kombit shqiptar. Ata vune gjithçka per interesat e atdheut. Por eshte nje turp i madh per ju sot qe t'i zini me goje. Ju bete te kunderten, vute gjithçka mbi interesat e atdheut dhe te popullit. E katandiset kete vend te bekuar nga Zoti, ne halene e Evropes, e kthyet Shqiperine ne vatren kanceroze te Evropes. Vete vodhet, grabitet e u pasuruat ndersa popullin e telendiset brez pas brezi. Jeni ju politikane te ndyre sot qe po qurraviteni si lypsare e po zvarriteni si krimba neper kancelarite evropiane qe Evropa t'ju pranoje pa merite ne gjirin e saj. Mos i zini ne gojen tuaj te qelbur ata kongresmene e xhentlemene te vertete te kombit tone! Propaganda juaj eshte sa qesharake, e peshtire, e ndyre, aq edhe mjerane. Boll tallet bythen me kete popull te shkrete e te mashtruar, qe u besoi per gjithçka. Shihni surretet tuaja ne pasqyre perpara se te flisni per ata burra te ndritur. Nuk vleni as sa jashteqitjet e tyre!

Shto koment

Denonco