Irani shënjestron Shqipërinë: S'jeni në rrugë të drejtë, po bëni gabime!

Irani shënjestron Shqipërinë: S'jeni në rrugë të drejtë, po bëni gabime!

09:44, 21/01/2020
A+ Aa A-

Pas deklaratave të liderit suprem të Iranit, i cili e cilësoi Shqipërinë një vend të vogël djallëzor, sërish vendi ynë është vënë në shënjestër të këtij shteti, që i ka shpallur “luftë” SHBA dhe aleatëve të tij. Këtë herë reagimi ka ardhur nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abbas Mousavi, pas dëbimit nga Tirana zyrtare të dy diplomatëve të tjerë iranianë, të cilët akuzohen për veprimtari subersive.

Mousavi deklaron se Shqipëria ka bërë disa gabime në llogari të të tretëve, dhe se rruga aktuale që po ndjek në marrëdhëniet dypalëshe, nuk është konstruktive.

“Shqipëria ka bërë disa gabime dhe ne ndjejmë se ngjarjet në rajonin tonë kanë krijuar disa keqkuptime për Shqipërinë; ne rekomandojmë që ata të mos i lidhin marrëdhëniet tona të mira me një vend të tretë… Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur dhe rruga e tyre e tanishme nuk është konstruktive”, shkruan zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit.

Statusi në Twitter është publikuar nga gazetari iranian, Hossein Ghazanfari, i cili citon fjalët e Seyyed Abbas Mousavi për Shqipërinë.

Kjo “këshillë” vjen nga Irani menjëherë pas lajmit që bëri publik ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Cakaj, i cili njoftoi pak ditë më parë se përfaqësuesit diplomatikë të ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Dy përfaqësuesve të Republikës Islamike të Iranit, u është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Më herët në dhjetor të vitii 2018, Shqipëria pëzuri për të njëjtat motive edhe ambasadorin iranian në vendin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli21/01/2020 13:36

Na e thith nje here o lran o kafshe prehistorike qe dgjeneruar ne gjak, regres i botes o kancer.

Shto koment

Denonco