Skandal me “Air Albania”/ Pasagjerët ngelen në Milano

Skandal me “Air Albania”/ Pasagjerët ngelen në Milano

22:58, 20/01/2020
A+ Aa A-

Nuk qenka e thënë që të mbarojnë vuajtjet nëpër aeroporte për pasagjerët shqiptarë.

Edhe pse u propagandua me bujë nga kryeministri Rama, tashmë është edhe kompania ‘Air Albania’ që lë pasagjerët të presin në aeroporte, pa dhënë një shpjegim.

Denoncimi për Syri.net vjen nga vetë pasagjerët të cilët kanë tri ditë që presin të udhëtojnë me Air Albania sipas prenotimit që kanë bërë.

‘Na thonë njëherë ka defekt, njëherë s’ka furnizim-shprehen pasagjerët.

Ndërkohë që disa nga pasagjerët kanë mbetur në Malpensa, Milano, ndërsa kanë prerë biletat.

Kjo më poshtë është një kopje e prenotimit të një prej pasagjerëve me ‘Air Albania’.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku20/01/2020 23:37

Të mendosh që i mashtron Migjeni, Lasgushi, Kadarja etj rilindas, e ku e merr vesh njeri "fantazinë" e një të çmënduri.

Shto koment

Denonco