Si po kapet reforma në drejtësi nga Edi Rama

Si po kapet reforma në drejtësi nga Edi Rama

20:18, 20/01/2020
A+ Aa A-

Kuvendi i Shqipërisë e nisi vitin duke miratuar emrin e Artur Metanit në postin më të lartë të sistemit të ri të drejtësisë. Më 98 vota pro, Metani u zgjodh Inspektor i Lartë i Drejtësisë.

Ai u zgjodh në këtë post, pavarësisht lidhjeve të forta politike, për shkak se ka shërbyer më herët në postin e Avokatit të Shtetit, një pozicion ku është emëruar nga kryeministri Edi Rama si dhe ka lidhje familjare me politikanë socialistë, konkretisht është vëllai i deputetes socialiste dhe ish-ministres Eglantina Gjermeni.

Por ky nuk është i pari rast që tregon se drejtësia e re po kapet nga kryeministri Edi Rama.

Gent Ibrahimi drejton tani Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ai është i martuar me motrën e Mimi Kodhelit dhe demokratët e kanë cilësuar emërimin e tij në qeverinë e prokurorëve si një dëshmi të kapjes së drejtësisë nga PS.

Fatmir Xhafaj është akuzuar herë pas herë për vëllain e gruas së vetë, Sokol Berberin, që arriti të bëhej gjyqtar kushtetues.

Po ashtu Xhafaj është akuzuar që bashkëpunëtorin e tij të vjetër kur ishte ministër i Drejtësisë, Ardian Dvoranin, e mbështeti duke e mbajtur si gjyqtar të lartë jashtë mandatit e duke e vendosur në krye të KED.

Familjarët e ministrave socialistë nuk mungojnë as në trupën e vetingut.

Pamela Qirko, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe njëherazi është motra e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Të gjitha këto të dhëna, shto edhe denoncimet e shumta se njerëz që kanë punuar më parë në sistemin komunist për policinë sekrete dhe hetuesinë e diktaturës, po katapultohen në organikën e lartë të drejtësisë së re, vetëm sa kanë shtuar provat se kjo drejtësi nuk do jetë e pavarur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

E verteta21/01/2020 04:05

Pse sot e kuptuat qe rilindasit po e kapin drejtesine e re juve. Haruat thenien lapidare “Nuk ka kala qe nuk marrin komunistat “ Mjere ju qe besoni ne reformimin e tyre

Askushi20/01/2020 21:10

Si po kapet, apo si eshte kapur ? Tashme gjitheshka eshte e kapur, Rama eshte i gjithe pushtetshem.

Shto koment

Denonco