Dëbimi i dy diplomatëve/ Irani rikthehet 'të merret' me Shqipërinë: Ka bërë disa gabime, duhet...

Dëbimi i dy diplomatëve/ Irani rikthehet 'të merret' me Shqipërinë: Ka bërë disa gabime, duhet...

19:44, 20/01/2020
A+ Aa A-

Irani ka reaguar për herë të parë pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në Teheran, Seyyed Abbas Mousavi, është shprehur përmes një deklarate zyrtare se, Shqipëria ka bërë disa gabime por duhet të kthehet në rrugën e duhur, pasi rruga aktuale nuk është konstruktive.

‘’Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit në #Albania duke dëbuar diplomatët iranianë: Shqipëria ka bërë disa gabime dhe ne ndiejmë se ngjarjet në rajonintonë kanë krijuar disa keqkuptime për Shqipërinë; ne rekomandojmë që ata të mos lidhin marrëdhëniet tona të mira me një vend të tretë… Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur dhe rruga e tyre e tanishme nuk është konstruktive", thotë zëdhënësi i Minsitrisë së Jashtme të Iranit.

Javën e kaluar Shqipëria dëboi dy diplomatët iranianë nga vendi. Bëhet fjaë për Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, të cilët dyshohen se kanë qenë bashkëpunëtorë të gjeneralit të vrarë iranian Qassem Suleimani.

Shqipëria ka mbajtur anën e SHBA sa i përket konfliktit me Iranin por zyrtari iranian thotë se Shqipëria ka keqkuptuar zhvillimet në rajonin e Lindjes së Mesme dhe nuk duhet ta lidhë lidhjet e mira të Iranit me një vend të tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco