Të vrarë dhe të plagosur/ Shtohen luftimet, Rama bën turizëm diplomatik

Të vrarë dhe të plagosur/ Shtohen luftimet, Rama bën turizëm diplomatik

19:15, 20/01/2020
A+ Aa A-

Në median sociale e kanë ironizuar duke e quajtur ‘lideri global’. Me një anglishte të çalë dhe me shpresën se do të bëhet lajm nëpër botë, kryeministri Edi Rama u shfaq të hënën në krah të ‘homologut’ ukrainas, ministrit të Jashtëm, Vadym Prystaiko.

Asgjë të veçantë nuk tha në fjalimin e tij, ku vetëm theksoi se ai nuk mund të bëjë mrekullira, një fjali që e ka thënë vazhdimisht edhe në Shqipëri. Nuk foli as për atë që ka ndodhur në fundjavë në lindje të Ukrainës dhe as për Krimenë.

Që kur Shqipëria ka marrë drejtimin e OSBE-së duke e shpallur si prioritet çështjen e Ukrainës, luftimet në rajonin lindor të vendit mes separatistëve pro-rusë dhe forcave ushtarake të Kievit janë intensifikuar.

Fundjava ishte e përgjakshme, shkruan Reuters, pasi dy ushtarë u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën. Konflikti ka shënuar mbi 13 mijë viktima që nga viti 2014.

Në krah të Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Ukrainës tha se kërkon ndihmën e Francës dhe Gjermanisë pasi luftimet janë intensifikuar.

Këto dy vende po përpiqen që të sigurojnë një armëpushim. “Jemi të shqetësuar për vrasjet,” tha kryediplomati ukrainas në konferencën me Ramën.

Kurse ky i fundit tha se nëse i del koha, do të shkojë edhe në lindje të vendit, ku bëhen luftime. Ky quhet turizëm diplomatik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco