Kreu i ILD/ Skandali që parapriu zgjedhjen e vëllait të deputetes së PS

Kreu i ILD/ Skandali që parapriu zgjedhjen e vëllait të deputetes së PS

18:54, 20/01/2020
A+ Aa A-

Kuvendi miratoi sot për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Artur Metani u zgjodh në këtë detyrë.

Ai është vëllai i deputetes socialiste, Eglantina Gjermeni. Kjo e fundit, në nisje të votimit tha se kërkon të përjashtohet nga votimi për konflikt interesi. Kjo farsë u bë sa për të larë duart, pasi vëllanë e saj e miratuan kolegët.

Por historia e përzgjedhjes së Metanit ka nisur me denoncime dhe përfundoi me një skandal të publikuar së fundmi.

Ai mori vlerësimin më të lartë nga anëtarja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Fatjona Memçaj, e cila e katapultoi në vendin e parë të listës, duke i thënë avantazhin ndaj rivalit kryesor, Sokol Stojani.

Votimi i Memçajt ka ngritur dyshime mes komunitetit të juristëve- për shkak të cilësive profesionale dhe morale të zotit Metani, por më shumë për faktin se ky i fundit është epror i bashkëshortit të zonjës Memçaj në Avokaturën e Shtetit, i zgjedhur në këtë institucion pas emërimit të Metanit si Avokat i Shtetit, raporton BIRN.

E kontaktuar nga BIRN, zonja Memçaj deklaroi se ligji nuk e lejonte të komentonte mbi procedurën e pikëzimit të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zgjidhet me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë 9-vjeçare, pa të drejtë rizgjedhjeje. Ai nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit.

Renditja në krye e Metanit u pasua gjithashtu polemika për shkak të pozicionit të tij si këshilltar juridik në Presidencë përgjatë viteve 2002-2012 –një pozicion që konsiderohet politik dhe sipas disa prej anëtarëve të Këshillit, i ndalon kandidatët për t’u zgjedhur në institucionet e reja të drejtësisë.

Kandidatura e Metanit nxiti edhe akuza nga Partia Demokratike, e cila e cilësoi atë anti-kushtetuese si përpjekje të kryeministrit Rama për të kapur drejtësinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

i deleguari20/01/2020 20:49

Të boj ca t’doje e si të doj PS, se Lul Olandezi do tja godisi qefin ke “tavolina e zgjedhjeve” Shife kur te dali presor Spaho t’i trembi me protesta, ose Paloka me noj shishe boje! Mjer ky milet nga kush pret Shpetimi! Po bojn opozit t’fort, sa tu i bo flet-rrufe e sa tu i qit ke bodeci! Largoni Lul Olandezin ! Te tjerat jane shume me të thjeshta!

cak20/01/2020 20:29

Kryeetari i KLP, kunati i Mrikës, Kryetari i KAD Dvorani i akuzuar në prokurori nga presidenti për shkelje të Kushtetutës, kryetari i SPAK, një ish hetues i sigurimit që ka dënuar njerëz që kanë "shkelur moralin komunist", Inspektori i lartë i drejtësisë, vëllai i një deputeteje të PS. Edhe në BKH të shohim ndonjë nga ky soj. A u bë reforma në drejtësi për ta shkëputur nga influenca e politikës ? A mund të pritet që këto shefa "të rij" të drejtësisë, të hetojnë e ndëshkojnë kunetërit, vëllezërit e kolegët e tyre socialistë për korrupsion ? Të shohim e të mbajmë shpresën e besimin tek "avukati" i shquar "profesionist" "anglo-sakson", Sçartak Ngjela, që e paraqet veten si zëdhënës i FBI amerikane , i thirrur nga ca moderatore mediatike, është zotuar se do të vijë FBI në Shqipëri për të bërë drejtësinë

Shto koment

Denonco