Postimi i Ramës, Berisha: Nuk mbulohet tradhëtia kombëtare me sure dhe vargje të Kuranit

Postimi i Ramës, Berisha: Nuk mbulohet tradhëtia kombëtare me sure dhe vargje të Kuranit

15:01, 20/01/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me një shenim në faqen e tij në Facebook pas publikimit nga ana e kreut të qeverisë Rama të një mesazhi marrë nga libri i shenjtë i myslimanëve Kurani.

'Miq, sot për të mbuluar aktin e lartë të tradhëtisë kombëtare thikën e tmerrshme që i futi pas shpine Kosovës dhe kombin ka përdhosur edhe Kuranin duke vendosur në Facebook vargjet e tij', shkruan Berisha në shenimin e tij.

Ja postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Nuk mbulohet tradhëtia kombëtare me sure dhe vargje të Kuranit o kryetradhetar i kombit.

Miq, sot për të mbuluar aktin e lartë të tradhëtisë kombëtare thikën e tmerrshme që i futi pas shpine Kosovës dhe kombin ka përdhosur edhe Kuranin duke vendosur në Facebook vargjet e tij! Sb

“O ju që keni besuar nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u ka sjell një lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e godisni ndokënd pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë”, shkruhet në këto fjalë të zgjedhura.

ps: Edhe terroristët që kryejnë krime monstruoze kur janë vrarë janë gjetur me Kurane në gji duke menduar se mund ti mbrojë nga krimet e tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

N20/01/2020 15:54

"Do pendohesh" tregon sa ka kuptuar ky...haha...BEJE

Shto koment

Denonco