‘Fjalimet e Ramës i shkruan Berisha’-IRIQI bisedon me Lenc Vangjelin

‘Fjalimet e Ramës i shkruan Berisha’-IRIQI bisedon me Lenc Vangjelin

14:43, 20/01/2020
A+ Aa A-

Iriqi: - Vërtet shkruan fjalimet e deputetëve?

Lenci: - Kam vite që e bëj. Do të jetoj dhe unë. Disa gjejnë ca prostituta t’i menaxhojnë, unë gjej deputetë.

Iriqi: - Pra qenke tutor?

Lenci: - Fiks, tutor.

Iriqi: - Po sa copë ke?

Lenci :- Me raste. Edhe 20, edhe 30. Një herë ka shkuar në 50.

Iriqi: - Po sa të paguajnë?

Lenci: - Nuk tregohet se SPAK-u nëpër këmbë është.

Iriqi: - Të kanë lodhur aq fjalime?

Lenci: - Po ç’është ajo fjalë, nuk më lodhin hiç. Se marr shkrimet që kam bërë më parë nëpër gazeta dhe ua jap. Nëse kur e kam shkruar ka qenë Saliu në pushtet, i ndërroj emrin, e bëj Rama. Kaq.

Iriqi: - Po të njëjtin fjalim nuk ua bën të gjithëve.

Lenci: - Po, ashtu është. Nxjerr shkrime nga arkiva. Per Ruçin p.sh marr shkrimet e Muchit, se ashtu nursëzë janë të dy. Për Ulsiun nxjerr shkrimet e avokat Ngjelës nga FB i tij. Për Taulantin jap shkrimet e Fred Pezës. Ngjajnë dhe si vëllezër ata, për Spiropalin kam gati shkrimet e Kazhanit. Është punë e lehtë, nuk është aq e lodhshme sa mendohet.

Iriqi: - Pra vaj çdo gjë.

Lenci: - Hahaha, jo, jo. Duhen bërë ca prova se të fëlliqin ata. Psh një ditë fjalët ‘sipas porosive të Ramës’, Ulsiu i lexoi, ‘sipas pi...t të s’ëmës’. Ose Shalësi që hiqet si i shkolluar fjalët ‘Majko qeshi’, i lexoi ‘Majko leshi’. Po mos ua mësove përmendësh, të turpërojnë ata.

Iriqi: - Cilët të lavdëronin më shumë?

Lenci: - Deputetët e LSI. Ngaqë unë punoja atëherë këshilltar i Metës, u thoja se e ka shkruar Meta, ju vetëm lexojeni.

Iriqi: - Meta i bënte vërtet?

Lenci: - Meta kur dëgjonte ç’flisnin ata, më thoshte: ‘Bëju ndonjë fjalim këtyre gjytyrymëve’.

Iriqi: - Po ndonjë gallatë tjetër?

Lenci: - Më kujtohet Doshi. Donte patjetër ta niste diskutimin me fjalën antibiotik. E nuk ia prishja. Kështu e filloja: ‘Reformat e Ramës janë antibiotiku ndaj të shkuarës’. Ose Arben Ahmetaj donte që germat të ishin të mëdha.

Iriqi: - Pse?

Lenci: - Se bëheshin shumë faqe, kalonte me to para Ramës dhe ia tregonte. Pandehte se Rama e kishte mendjen te fjalimi i tij.

Iriqi: - Po Ramës i ke bërë ndonjë fjalim?

Lenci: - I thashë një herë Fugës. T’i bëj një fjalim shefit? Jo, se ia bëj unë, më tha. Dhe pasdite në Kuvend mësova se fjalimet e Ramës i shkruante Berisha.

Iriqi: - Berisha?!

Lenci: - Po. Ishte dita e diskutimit të një ligji për energjinë. Lexoi Rama fjalën e Saliut para 6 vitesh për reformën në hidrocentrale. Ndryshoi veç datat. Ama e lexoi si Robert Ndrenika. Me ton, me gjeste dhe me duartrokitje regjie. Në çdo tre minuta shpërthente salla. E kam pakëz frikë atë.

Iriqi: - Pse?

Lenci: - Se do më lerë pa punë kur të dalë në opozitë. Ka inat të madh. Jo 14 si unë, por 24 fjalime deputetësh do bëjë në një seancë. Aq njësoj do flasin ata sa te dera e mbledhjeve plenare do të shkruhet:

                 KUVENDI I SHQIPËRISË

                       ‘EDVIN RAMA’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gimo20/01/2020 19:19

Ju lodh dora dhe Lencit.

Shto koment

Denonco