Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

‘Rama të merret i pandehur’, PD: 2 persona janë dënuar për foton me Obamën, mbetet vetëm....

‘Rama të merret i pandehur’, PD: 2 persona janë dënuar për foton me Obamën, mbetet vetëm....

14:17, 20/01/2020
A+ Aa A-

Partia Demokratike nëpërmjet ish deputetit Alibeaj i ka kutura kreut te qevërisë historinë me foton e bërë me ish presdientin e SHBA Barack Obama.

Në një dalje për mediat, nga selia e PD, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj thotë se Rama dështon me akuzat që i bën opozitës, pasi vetë kryeministri duhet të merret i pandehur sepse shuma 80 mijë dollarë për foton me Obamen vjen nga një burim i paligjshëm.

“Pas dënimit të dy bashkëpunëtorëve për financimin e paligjshëm të fotos 80 mijë usd me Barack Obamën, Edi Rama duhet të merret si i pandehur”. tha Alibeaj.

Ja deklarata e Partia Demokratike nga Enkelejd Alibeaj:

Edi Rama po dështon në strategjinë për të akuzuar opozitën për punët e pista që bën vetë.

Dështoi me prokurorinë që e mbajti nën kontroll 2 vjet për një akuzë qesharake dhe të gënjeshtërt për të sulmuar Partinë Demokratike dhe liderin e opozitës.

Dështoi me shqiptarët që e kanë bërë personazh mallkimesh dhe barcaletash, dështoi me mediat ndërkombëtare prestigjioze.

Të gjithë këta, shqiptarët, media dhe prokuroria politike e dinë për fakt të vërtetë, të provuar nga drejtësia amerikane, se fotoja e Edi Ramës me Barack Obamën është kryer përmes një kontributi të paligjshëm prej 80 mijë dollarësh. 

Të gjithë e dinë së për atë foto, Edi Rama u paraqit si gruaja e shtetasti amerikan Bilal Shehu, i cili sot është i dënuar nga drejtësia amerikane, bashkë me shtetasin tjetër amerikan Ëilliam Argeros, për përdorimin e fondeve të huaja në zgjedhjet amerikane.

Tre persona janë përgjegjës për foton e Edi Ramës me Barack Obamën, e cila u krye nëpërmjet një kontributi të paligjshëm prej 80 mijë dollarësh:

Bilal Shehu

Ëilliam Argeros

Edi Rama

Dy prej tyre janë tashmë të dënuar nga drejtësia Amerikane. I treti, Edi Rama, vijon të jetë mbi ligjin.

Sot, ironia për ta paraqitur Edi Ramën si “gruaja e Bilalit”, nuk mjafton.

Ne jemi këtu për të theksuar se pas dënimit të dy bashkëpunëtorëve të tij, Bilali dhe Argeros, i takon Edi Ramës të merret si i pandehur, sepse shuma prej 80 mijë dollarësh, vjen nga një burim i paligjshëm dhe nuk është deklaruar as nga Edi Rama, as nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

Qytetarët presin që drejtësia shqiptare të jetë e paanshme.

Për të nxjerrë të vërtetën e financimit të paligjshëm të fotos 80 mijë dollarëshe të Edi Ramës, sot kërkohet standardi i drejtësisë amerikane.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Baxi,20/01/2020 17:02

Kur do znduket kjo fare e ndyre nga ky vend,u bene 80 vjet qe morrat e kuq,kjo vemje e qelbur qe kuterbon dhe sjell vetem fatkeqesi nuk po zhduket nga faqja e dheut

i deleguari20/01/2020 16:24

Pas perpjekjesh kembengulese disa vjecare,e keni transformuar Partine Demokratike ne nje pacavure,qe jo vetem s'afron dot askend nga ata qe juve na i quani si "gri",por po largoni edhe fanatiket me te paepur! Po si nuk ju vjen turp more te zez,qe gruan e Bilalit e perdorni si kompesim vetem kur ju shajne Olandezin. Po c'i keni keto palacolleqe e karagjozlleqe mor te fandaksur.Nqse ajo ceshtje egziston,duhet te ndiqni ne rrugen e ndershme dhe te vazhdueshme per ta denoncuar dhe jo ta perdorni si klering .Turp tju vije. Kurre mos ardhshi rraca juaj ne pushtet,pazarxhi te ndyre!

Shto koment

Denonco