Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Agim Kajmaku në kërkim nga policia, Sandër Lleshaj i jep tendera

Agim Kajmaku në kërkim nga policia, Sandër Lleshaj i jep tendera

13:36, 20/01/2020
A+ Aa A-

Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kamjaku është në kërkim nga policia prej disa muajsh, por kjo nuk e ka ndaluar drejtorinë e Agjecisë së Blerjeve të Përqendruara e cila është nën varësinë e Sandër Lleshaj, që ti japë tendera.

Në buletinin e fundit të Agjencisë së Prokurorimeve Publike rezulton se kompania ‘Kajmaku sh.p.k’ të ketë fituar një tender me vlerë pak më shumë se 5 milion lekë për mirëmbajtjen e luleve dhe hapësirave të gjelbërta në territorin e QSUT.

Siç pasqyrohet edhe në ekstraktin e QKB-së, Kompania ‘Kajmaku sh.p.k’ me nipt ‘K83725201G’ është në pronësi të Merita Kajmakut, bashkëshortes së ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

    Ndërkohë, tenderi në fjalë është prokuroruar nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, një institucion në varësi të Ministrisë së Brendshme, ashtu siç është edhe Policia e Shtetit që ndjek Agim Kajmakun.

    Ky i fundit ka hequr dorë nga biznesi duke ia kaluar bashkëshortes së tij të gjitha aksionet në 15 korrik të vitit të shkuar.

    Agim Kajmaku u shkarkua fillimisht nga detyra për mos deklarim të dënimit duke shkelur ligjin për dekriminalizimin. Më pas u zbulua se ai kishte falsifikuar dokumentet duke ushtruar detyrën e kryebashkiakut të Vorës dhe pas shkarkimit.

    Është pikërisht kjo akuzë, për të cilën policia i është vënë pas ish-kryebashkiakut të Vorës, ndërkohë që bashkëshortja vijon të marrë fonde publike nga Ministria e Brendshme.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Tags

    Komentet

    Lleshi20/01/2020 14:08

    Po keta vetem kete pune dine ta bejne mire, s'ju kalon tender pa e mjele .

    Shto koment

    Denonco