'U bënë 30 vjet!' - Pse Myftiu i Shkodrës shkoi sot ta takojë Voltana Ademin

'U bënë 30 vjet!' - Pse Myftiu i Shkodrës shkoi sot ta takojë Voltana Ademin

13:30, 20/01/2020
A+ Aa A-

Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, i ka bërë një vizitë sot, kryebashkiakes Voltana Ademi. Se cili qe qëllimi i vizitës së tij, këtë e ka treguar vetë zonja Ademi.

"Pata kënaqësinë e veçantë të pres në një takim Myftiun e Shkodrës Imam Muhamed Sytari në një vizitë në fillim viti në Bashkinë e Shkodrës. Në këtë takim, me urimin për një vit të mbarë së bashku me Myftiun e Shkodrës, kemi diskutuar për bashkëpunimin e ndërsjelltë në të mirë të komunitetit të Shkodrës.

"Ky vit është një vit Jubilar, është 30 vjetori i rikthimit të lirisë së besimit tek shqiptarët", është shprehur Myftiu i Shkodrës.

"Është një vit ku aktivitete të përbashkëta me Bashkinë e Shkodrës, - vijon rrëfimin Ademi, - autoritetet fetare në Shkodër, qytetarët kudo ku janë, të gjithë bashkë të kujtojmë e promovojmë këtë ngjarje të shënuar në historinë tonë. Është një përvjetor që meriton të sillet në kujtesë përmes aktiviteteve të larmishme dhe të shtrira në kohë.

Gjatë bashkëbisedimit, shpreha angazhimin tim dhe të institucionit që përfaqësoj, për të mbështetur këtë bashkëpunim. Gjithashtu nënvizova se do të vijoj punën për lehtësimin në zgjidhjen e disa prej çështjeve akoma të pazgjidhura për komunitetet fetare, që lidhen kryesisht me të drejtën e kthimit të pronës, zhvillimit të saj dhe thjeshtimit të procedurave për finalizimin e projekteve të zhvillimit."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco