Si u zhvatën me ekselencë nga qeveria, dhe nxënësit e shkëlqyer

Si u zhvatën me ekselencë nga qeveria, dhe nxënësit e shkëlqyer

13:20, 20/01/2020
A+ Aa A-

Ka nisur zhvatja nga ana e qeverisë edhe tek nxënësit e shkëlqyer të vendit, për të cilët propagandohet me bujë e zhurmë se meritojnë dhe kanë të gjithë vëmendjen e qeverisë. Mirëpo, rasti më i fundit, më flagrant, është se edhe ata me familjet e tyre janë pre e grabitjes nga shteti.

25 mijë lekë i kushton prindërve të tyre, radhitja e emrit në librin e ekselencës. 25 mijë lekë, në një kohë kur shteti duhet ta kishte për nder t’ua shkruante me gërma të arta. Politikani Luçiano Boçi e ka denoncuar sot këtë grabitje, që turpëron të parën Ministrinë e Arsimit të zonjës Besa Shahini.

“Mos u habisni! – shkruan Boçi. - Kjo u ka ndodhur prindërve të nxënësve ekselentë. Sipas kërkesës së DA-ve, ato janë detyruar të paguajnë 25 mijë lekë, me qëllim që fëmija i tyre ekselent të kishte emrin në librin e ekselencës.

Taksat disafishe që ata paguajnë për arsim, nuk qenkan kështu të mjaftueshme për të merituar një nderim formal. Por nuk mjafton kjo. Tashmë që libri ka dalë, është provuar dhe mashtrimi tjetër skandaloz.

Libri vetë kushton vetëm 17 mijë dhe diferenca nuk dihet ku ka përfunduar. Mos harrojmë që janë me mijëra familje që kanë paguar për të marrë meritën për mundin e përkushtimin për rezultatin e fëmijëve. Përpos kësaj, shumë prej tyre që kanë nxjerrë nga xhepi 25 mijë lekët, sot nuk e gjejnë emrin e fëmijës të shënuar në librin e ekselencës.

Kjo është dhe grabitje dhe mashtrim ekselent. Përgjegjëse pa dyshim është Ministria e Arsimit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco