Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Nga publikimi deri te fshirja/ Çfarë ndodhi me shkrimin e BILD?

Nga publikimi deri te fshirja/ Çfarë ndodhi me shkrimin e BILD?

11:57, 20/01/2020
A+ Aa A-

Teksa po mbyllej fundjava, një shkrim i gazetës BILD u shpërnda nga Sekretari i Përgjithshëm i socialistëve, Taulant Balla në rrjetet sociale. Në shkrim hidheshin akuza për kreun e PD, Lulzim Basha, për atë që e quanin lobim me fonde ruse për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE.

Shkrimi vinte vetëm një ditë pasi mediat në Tiranë po zienin për një operacion droge, ku i arrestuar ishte vëllai i një shefi policie, që u bë i njohur për shkak të përgjimeve të publikuara nga BILD, ku tregohet se si janë bërë bashkë krimi dhe shteti për të manipuluar zgjedhjet.

Teksa Shqipëria po dëshmonte sërish se si droga dhe blerja e votave vazhdojnë të shkojnë krah për krah, erdhi edhe shkrimi i BILD. Pavarësisht se jo shumë redaksi të Tiranës nuk e morën seriozisht, shkrimi nuk qëndroi për shumë kohë online.

Edhe në fillim, ishte e vështirë që ta gjeje shkrimin në gazetën BILD. Ai qëndroi për disa orë, mjaftueshëm sa për të bërë një foto për konsum politik në Shqipëri.

Burimet thonë se menjëherë ka pasur një reagim ndaj gazetës, e cila e ka kuptuar se shkrimi ishte ‘trafikuar’ brenda në gazetë. Burimet shtojnë se kjo mund të ketë ardhur pas një takimi të dy njerëzve të PS me një reportere të BILD.

Në orët e para të mëngjesit, teksa niste java, shkrimi fillimisht u modifikua. Por kur u pa që ai nuk qëndron në asnjë pikë, u hoq i gjithi nga faqja.

Për mediat pro-qeveritare, të cilat e kishin festuar para kohe këtë artikull, ishte një moment tronditës. Ata sapo i kishin dhënë legjitimitet serisë së shkrimeve për manipulimet zgjedhore në Shqipëri, që vazhdojnë të jenë sërish në faqen e BILD.

Edhe përpjekja për të treguar se BILD dhe gazetari i saj, Peter Tiede, është tërhequr, kishte rënë. Para pak ditësh, Tiede i shkruante OSBE se Edi Rama është një kloun, një armik i medias së lirë që nuk duhet besuar. Kurse padia për të frikësuar BILD thuhet se nuk është materializuar kurrë. Portali exit.al shkruante se Rama nuk e paditi asnjëherë gazetën më të madhe gjermane.

Në këto kushte, ajo që ngeli ishte sërish rikthimi te teoria se BILD nuk është e besueshme për shkak se fshiu një artikull të saj. Por pikërisht kjo i jep më shumë forcë asaj: fakti që nuk pranoi të kontrabandohej në faqen e gazetës një artikull i tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco