Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Mungesa e vaksinës së gripit/ 'Rama dhe Manastirliu iu mbyll gojën mjekëve, askush të mos dalë nëpër emisione'

Mungesa e vaksinës së gripit/ 'Rama dhe Manastirliu iu mbyll gojën mjekëve, askush të mos dalë nëpër emisione'

22:47, 19/01/2020
A+ Aa A-

Teksa i gjithë vendi është nën panikun e virozave të stinës, qeveria ka urdhëruar mjekët të mos flasin për mungesën e vaksinave.

Ky është denoncimi I mbërritur në Facebook-un e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas këtij të fundit, kryeministri Rama dhe minsitria Manastarliu duan ta mbulojnë me heshtje kriminale mungesën e vaksinës së gripit.

“Shqetësim i madh për qëndrimin mafioz të narkoqeverisë ndaj virozës me raste fatale. Duan të mbulojnë me heshtje kriminale mungesën e vaksinës! Mjekët urdhërohen nga Edvin Mafia nepërmjet ndrikull Manastirliu te mos dalin në emisione per të sqaruar qytetarët! Krim!", shkruan ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e qytetarit.

“Pershendetje doktor me kte rastin e fundit te virozes qe ka rene nuk po dime se cfar te bejm sepse kemi femij te vegjel dhw vet jemi te rinj.ky shtet me kto njerez ne krye po na shkatarron.ju lutemi beni dicka te dime cfar masash te marim sepse jemi te prekur nga gripi dhe se dim se cfae duhet tw bejm ne spitale nuk kemi as mjek te hajrit ku te na japin ndihmen e duhur.ne televizor dalin dhe pergenjeshtrojn ku duhet te perplasemi ne si popull dhe te kerkojm te drejtat tona per te mbrojut veten dhe familjaret tane?2.

Pak ditë më parë, live në emision, edhe gazetari Blendi Fevziu bëri të njëjtin denoncim. Sipas tij, asnjë mjek apo specialist i shëndetit publik nuk kishte pranuar të bëhej pjesë e një paneli ku do të diskutohej mbi virozat e momentit. /SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

N20/01/2020 07:30

Ky ben keshtu qe kur ishte kryetar bashkie... prandaj u pelqen nderkombetareve.

Arberi 19/01/2020 23:08

Viroza ka rënë që në 2013 kur erdhën rilindasit ne pushtet, prandaj or popull që të jemi më mirë me shëndet duhet të shporrim këtë Virus që e ka emrin Edi Rama dhe lëpirsat që i vijnë mbrapa.

Shto koment

Denonco