'Padia ndaj Haradinajt, akti i fundit i tradhtisë'/ Vasili: Rama, kartë e djegur edhe në Kosovë

'Padia ndaj Haradinajt, akti i fundit i tradhtisë'/ Vasili: Rama, kartë e djegur edhe në Kosovë

19:11, 19/01/2020

Kryeministri Edi Rama, një kartë e djegur edhe në Kosovë.

Kështu shprehet nënkryetari i LSI, Petrit Vasili përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas tij, pas shitjes dhe tradhtisë ndaj Shqipërisë, kreu i qeverisë bëri të njëjtën gjë edhe me Kosovën duke i vënë kapakun me padinë ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj.

"I palodhur në futjen e thikave pas shpine Kosovës, Rama nuk ka përfaqesuar në asnjë rast shqiptarët dhe atë që ata duan për Kosovën, por ka përfaqësuar të kundërtën dhe saktësisht atë që duan armiqtë më të egët të saj. Padia ndaj Haradinajt ishte akti i fundit i projektit të tradhëtisë ndaj Kosovës nga Rama, e filluar me ndarjen e kufijve dhe e vazhduar me Minishengenin e të tjera akte të dukshme e të padukshme...", shkruan ndër të tjera Vasili.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Rama perfundimisht nje Karte e Djegur edhe ne Kosove!

Shqiperia eshte tradhetuar e shitur me kohe nga Edi Rama si ne planin politik,ekonomik dhe shoqeror.

Kjo tradheti ka prodhuar kapjen e shtetit,rrenimin ekonomik me koncesione dhe administrim kriminal te financave te shtetit dhe shpopullimin dhe boshatisjen demografike tragjike te vendit.

Ndaj perpara shqiptareve prej kohesh Edi Rama eshte nje Karte e Djegur.

Por duke gjalluar ende ne karrigen e kryeministrit Rama shperdoroi antikombetarisht edhe atributet e perfaqesimit shteteror te Shqiperise ku kryeprioriteti dhe kryeçeshtja eshte dhe mbetet Kosova.

I palodhur ne futjen e thikave pas shpine Kosoves Rama nuk ka perfaqesuar ne asnje rast shqiptaret dhe ate, qe ata duan per Kosoven,por ka perfaqesuar te kunderten dhe saktesisht ate qe duan armiqve me te eger te saj.

Padia ndaj Haradinajt ishte akti i fundit i projektit te tradhetise ndaj Kosoves nga Rama, e filluar me ndarjen e kufijve dhe e vazhduar me Minishengenin e te tjera akte te dukshme e te padukshme...

Akti ndaj Haradinajt ishte emblematik per nga urrejtja dhe shpirtshitja e Rames.

Akti ndaj Haradinajt ishte çjerrja e plote e maskes hipokrite te Rames.

Akti ndaj Haradinajt shuajti cdo dileme dhe provoi rolin aktiv dhe te lige te Rames ne projektin anti Kosove.

Pas ketij akti Edi Rama eshte perfundimisht nje Karte e Djegur edhe ne Kosove.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi19/01/2020 23:02

Edi Rama eshte bythëq... më i madh i të gjitha kohërave

Shto koment

Denonco