Zëdhënësja e PD publikon dokumentat: Erioni Betoni firmos kullë 100 metra të lartë tek 'Ish-Ekspozita'

Zëdhënësja e PD publikon dokumentat: Erioni Betoni firmos kullë 100 metra të lartë tek 'Ish-Ekspozita'

18:08, 19/01/2020
A+ Aa A-

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, përmes një postimi në rrjetet sociale, akuzon kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se ka firmosur ndërtimin e një kulle 100 metra të lartë në zonën e ish-Ekspozitës në kryeqytet.

Sipas Zhupës, që publikon edhe dokumentet, "Këshilli Kombëtare i Territorit me vendimin nr. 4 datë 8 nëntor 2019 ka miratuar lejen e ndërtimit të rradhës për objektin “Ekspozita Building” një kullë me lartësi rreth 100 metra, 24 kate mbi tokë me destinacion qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim dhe 5 kate nën tokë parking". 

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

"Erioni Betoni vazhdon betonizimin e Tiranës me kulla të larta pavarësisht se jemi qyteti me ajrin më të ndotur në Europe dhe të dëmshem për shëndetin. E rradhes është kulla që do i zërë vendin ish ekspozitës, nje sipërfaqe ndertimi 67.366 m2 me 24 kate lartësi!

Këshilli Kombëtare i Territorit me vendimin nr. 4 datë 8 nëntor 2019 ka miratuar lejen e ndërtimit të rradhës për objektin “Ekspozita Building” një kullë me lartësi rreth 100 metra, 24 kate mbi tokë me destinacion qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim dhe 5 kate nën tokë parking.  Volumi i sipërfaqes së përgjithshëm të ndërtimit që do t`i zërë frymen kryeqytetit  është  67.366 m2.

Trualli ku do të ndërtohet kulla ndodhet pranë Bulevardit “Gjergj Fishta” ku më parë ka ekzistuar ndërtesa "Ekspozita sot" një ndërtesë e trashëgimisë historike të Tiranës.

Veliaj vetëm dëmton qytetin dhe shëndetin e qytetareve edhe mbush xhepat e oligarkëve edhe të vetat! I emëruar në krye të bashkisë nuk po lë hapesirë në qytet pa e transformuar në nje kullë!"

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Taku19/01/2020 20:57

    Per saktesim Ekspozita ne kohen e mender dulles quhej Ekspozita "Shqiperia Sot"

    Albani19/01/2020 20:20

    Po ç’te keqe ka në se ngrihet nje kulle e tille? Çdo qytet në bote ka ndertesa te larta.

    Shto koment

    Denonco