FOTO/ 14-vjetori i ndarjes nga jeta, Meta viziton familjen e presidentit historik të Kosovës

FOTO/ 14-vjetori i ndarjes nga jeta, Meta viziton familjen e presidentit historik të Kosovës

16:39, 19/01/2020
A+ Aa A-

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë nuk mund të mungonte vizita e presidentit Ilir Meta në familjen e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Pasi kreu homazhet në varrin e Ibrahim Rugovës, Ilir Meta ka takuar në Prishtinë edhe familjen e Rugovës.

Me anë të një statusi në Facebook, ai shpreh kënaqësinë të takojë familjen e Presidentit historik të Kosovës, i cili u angazhua për Kosovën Republikë, me orientim të qartë perëndimor, në paqe, të lirë dhe për bashkëpunim ne rajon.

"Përherë kënaqësi të takoj në Prishtinë familjen e dashur dhe të respektuar të Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.

Në bisedën e ngrohtë dhe shumë miqësore ndamë plot kujtime të shtrenjta për angazhimin jetësor të Presidentit Rugova për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur e demokratike, me orientim të qartë properëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë në rajon", shkruan presidenti Meta në postimin e tij.

Kujtojmë se kjo vizitë përkon me 14-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ibrahim Rugovës. /SYRI.net

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco