Abuzimet dhe lidhjet mafioze, ja kush është administratori rilindas i Bashkisë për Sukthin

Abuzimet dhe lidhjet mafioze, ja kush është administratori rilindas i Bashkisë për Sukthin

14:13, 19/01/2020
A+ Aa A-

Ish Kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij në facbook një mesazh të një qytetari i cili shpjegon bëmat e kreut të PS dhe adminstrator i Bashkiës për Sukthin.

Përveç ngjarjeve të tjera qytetari përmend edhe plagosjen e Rrapo Osmanit me thikë.

“Me daten 31.11.2019 e plagosin disa herë me thikë para shtëpisë të tij dhe përfundon në spitalin e Traumes, arsyja është abuzim me detyrën duke dhënë leje të pamiratuara dhe pas duke ushtruar presione”.

Ja potimi I plotë:

Denoncon Kryetarin e Partisë dhe administratorin e bashkisë për Sukthin, abuzimet dhe lidhjet e tij mafioze!

Lexoni mesazhine qytetarit dixhital. Sb

Dua të bej një denoncim për Kryetarin e PS Sukth i cili po përpiqet të bëjë presione të ndryshme njerzve të PD . Rrapo Osmani është kryetar i PS dhe njëkohësisht administrator në bashkine Sukth i emëruar nga Vangjush Dako. Ky njeri abuzon hërë pas here me detyren. Në vitin 2017 qëllojne lokalin e tij me kallashnikov disa pasi ky njeri është me precedentë. Në vitin 2018 Vangjush Dako e emron Administrator të Njësisë Administrative Sukth Rrapo Osmanin po në këtë vit ky njeri ndërton lokal pa leje në bregdetin Hamallaj duke abuzuar me detyrën.

Në vitin 2019 ndërton lokalin e dytë Bar Restorant Ali Pasha në të njëjtin bregdet Hamallaj. Me daten 31.11.2019 e plagosin disa herë me thikë para shtëpisë të tij dhe përfundon në spitalin e Traumes, arsyja është abuzim me detyrën duke dhënë leje të pamiratuara dhe pas duke ushtruar presione. Ky është modeli i kryetarit të Partisë Socialiste në Sukth.

Po ju bashkangjis disa dokumenta që vertetojnë këto që thamë më lartë.Ju lutem bëjeni publike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari19/01/2020 14:47

Sigurisht qe ne demokraci pushtetet nderrohen me ane te zgjedhjeve te lira, demokratike, te barabarta e te ndershme. Ne rastin konkret te Shqiperise, me sa po duket, Rilindasit ne pushtet, nuk e kane fare ne plan kete rruge demokratike. Ata po mundohen te qendrojne ne pushtet me çdo lloj menyre, skeme manipuluese, mashtrimi, presioni, propagande, korrupsioni, perveç se demokratike kurre! Nese rruga demokratike, siç eshte parashtruar nga Bundestagu, Macron dhe BE, nuk sjell si rezultat zgjedhje te parakoheshme, te lira dhe demokratike ne kete qershor 2020, atehere e vetmja rruge mbetet perballja me demonstrata te fuqishme popullore, mosbindje civile dhe revolucion. Rruge te 3-te nuk ka!

Shto koment

Denonco