Profesori grek: Çamët i vranë dhe i përzunë. Greqia s'ka pse ta fshehë këtë temë nën tapet

Profesori grek: Çamët i vranë dhe i përzunë. Greqia s'ka pse ta fshehë këtë temë nën tapet

22:47, 18/01/2020
A+ Aa A-

Kjo është padyshim situata më dramatike për çamët dhe pasardhësit e tyre, sepse ata humbën pronat e tyre dhe shtetësinë greke. Pala Greke duhet të ulet dhe të diskutojë politikisht për Çështjen Çame. Ajo e vendos këtë temë nën tapet, ndërkohë që kjo temë duhet të hapet për t’u diskutuar për atë që ka ndodhur atë kohë.

Kështu shprehet profesori i historisë së Ballkanit, sllavëve dhe sllavëve lindorë në Universitetin e Maqedonisë në Selanik, Tsitselikis Constantine.

Në një intervistë për CNN profesori shprehet: “Gjërat u tensionuan jashtëzakonisht në 1925-1926, kur qeveria greke në atë kohë e udhëhequr nga Venizelos rrëmbeu pronat e çamëve pa i kompensuar ato. Kështu, vala e dhunës shpërtheu midis grekëve dhe çamëve.

Është një ide artificiale ajo se gjoja të gjithë çamët kanë bashkëpunuar me gjermanët. Në vitet 1943-1944 forcat e EDES të drejtuara nga Napoleon Zervas dëbuan me forcë në Shqipëri rreth 20 000-25 000 çamë. Nga kjo dhunë u vranë rreth 3 000 çamë, pjesa tjetër arriti të shpëtojë duke ikur në Shqipëri.

Kjo është padyshim situata më dramatike për çamët dhe pasardhësit e tyre, sepse ata humbën pronat e tyre dhe shtetësinë Greke. EDES e udhëhequr nga Zervas nuk ishte ushtri e shtetit Grek, por ata kryen krime lufte.

Greqia nuk ka pse ta fshehë këtë temë nën tapet. Pala Greke duhet të ulet dhe të diskutojë politikisht për këtë temë. Ajo e vendos këtë temë nën tapet, ndërkohë që kjo temë duhet të hapet për t’u diskutuar për atë që ka ndodhur atë kohë. Fatkeqësisht, ajo që ndodhi, ndodhi, pa dyshim, por që nga ajo kohë ne jemi tre breza larg”.

Image

https://www.ocnal.com/2016/06/greek-professor-at-cnn-acknowledges.html?m=1&fbclid=IwAR2aw5LQAhJfvLKolHWRVEuwnupunOmlhnpkytPJESHGxvGNf3NnqP6L6-8

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fredi19/01/2020 12:54

Me ne fund nje e vertete e thene nha nje Profesor Grek.Flm Profesor!Por mendoi qe ka ardhur koha te hapet goja nga te dy palet.Populli cam humbi prinder e femije ne 1944-45 erdhen ne Shqiperi por dhe ketu u perbuzen u burgosen njerez intelektual te Cameve.Por sot qe flet nje Profesor ne qeverine Shqiptare jane pjellat e baballareve komuniste qe as duan tia dine fare.megjithate nje Big Flm per profesorin Grek

Daj Jaku18/01/2020 23:37

Profesor i nderuar, është e vërtetë që ka ardhur koha e ndriçimit të së vërtetës mbi genocidin grek mbi çamët që humbën jetën (mbi 3 mijë çamë), pronat dhe atdheun ( mbi 30 mijë çamë), kjo padrejtësi kërkon drejtësi, të vihet në vend drejtësia. Por askujt nuk i intreson genocidi i shqiptarëve mbi shqiptarët mbas vitit 1944, shumë më tepër se 3 mijë shqiptarë humbën jetën, shumë më tepër se 30 mijë shqiptarë humbën pronat, dhe mbas vitit 1990, këta dhe fëmijët e tyre humbën atdheun, duke pësuar mbi kurrizin e tyre vazhdimësinë e genocidit komunist shqiptar mbi shqiptarët e "klasave armike" ku ishin dënuar të bënin pjesë, genocid që vazhdon edhe sot, madje është thelluar në ekstrem me rikthimin në pushtet të kasapëve të Shqipërisë dhe pjellave të tyre të përgjakshëm. A duhet vënë në vend drejtësia edhe mbi këta shqiptarë që fatkeqsisht nuk janë çamë dhe profesori grek nuk i ka në objektivin e të vërtetave të tij, edhe pse shumë të çmuara, të thëna nga një personalitet i mëndjes i popullit shumë të dashur e të nderuar të Greqisë.

Shto koment

Denonco