A është Shqipëria target i sulmeve të Iranit? Eksperti i sigurisë: Prania e MEK...

A është Shqipëria target i sulmeve të Iranit? Eksperti i sigurisë: Prania e MEK...

16:49, 18/01/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje direkte me Skype për Syri TV nga Washingtoni, eksperti i çështjeve ndërkombëtare dhe sigurisë Adrian Shtuni ka komentuar acarimin e marrëdhënieve SHBA-Iran dhe çfarë pritet të ndodhë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe më gjerë.

Sipas tij, dëbimi i dy diplomatëve iranianë nga Tirana shenjon një përkeqësim të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Iranit.

“Një përkeqësim që kishte nisur me dëbimin e ambasadorit dhe një punonjësi tjetër pothuaj një vit më parë. Unë vlerësoj se aktualisht marrëdhëniet janë në pikën më të ulët që prej vitit 1992, kur u vendosën edhe marrëdhëniet diplomatike”, u shpreh eksperti Shtuni.

Shqipëria ka strehuar rreth 3 mijë muhaxhedinë, a e përbën kjo Shqipërinë target të forcave iraniane?

“Pa dyshim që ka një rrezik, që është i ndërlidhur me aktivitetin e organizatës MEK. Ajo është një organizatë opozitare, e përbetuar për të rrëzuatr regjimin e Ajatollahut nga pushteti.  Vjen një rrezik jo për shkak të prezencës së tyre, por për shkak të faktit që janë një organizatë opozitare e një sitemi që është e gatshme të përdorë dhunë për ta shtypur opozitën kudo që të jetë, qoftë brenda vendit, qoftë edhe jashtë. Mos harrojmë që 1500 persona janë vrarë, në nëntor, sipas të gjitha deklaratave nga vëzhgues indepedentë në Iran, pas përshkallëzimit të protestave", deklaroi Adrian Shtuni.

Sipas Shtunit, marrëdhëniet SHBA-Iran janë shumë të acaruara, ndërsa kjo situatë, shtoi eksperti, mund të ringjallë ISIS në rajon.

Intervista e plotë në Syri TV:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mejreme Raxhavi18/01/2020 19:37

Ekspert sigurie leshi! Irani nuk vendosi maredhenie diplomat8ke me Shqiperine ne v. 1992. Njohja doplomatike ndermjet 2 shteteve u be ne v. 1981. Ambasador i Iranit ne Shqiperi (jo rezident) ishte ambasadori iranian ne Rome, qe mbulonte edhe Tiranen. Nese eshte ende gjalle Reis Malile, pyeteni, se ua shpjegon!

Shto koment

Denonco