'Pranë njeri-tjetrit, që e ardhmja e Shqipërisë dhe Kosovës të jetë e suksesshme!'

'Pranë njeri-tjetrit, që e ardhmja e Shqipërisë dhe Kosovës të jetë e suksesshme!'

14:44, 18/01/2020

Nga Ilir Meta

Me shumë kënaqësi mora pjesë sot në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”, të organizuar nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, në kujtim dhe nderim të solidaritetit të jashtëzakonshëm mbarëkombëtar, humanizmit dhe dashurisë vëllazërore ndaj shqiptarëve të shpërngulur forcërisht nga makineria ushtarake serbe gjatë Luftës së Kosovës në vitet 1998-1999.

Mirënjohje dhe falenderim të jashtëzakonshëm për çdo shqiptar, veçanërisht për solidaritetin heroik të popullit të Kukësit, pa harruar të gjitha familjet nga Tropoja në Sarandë, që mirëpritën vëllezërit e motrat e tyre nga Kosova, edhe pse në kushte mjaft të vështira ekonomike dhe sociale, duke përballuar me përkushtim, dashuri dhe sakrifica vetëmohuese, një eksod biblik që ka ndodhur shumë rrallë në historinë e një kombi.

Vetëm duke qenë çdo ditë pranë njëri-tjetrit, duke bashkëpunuar gjithmonë e më mirë, padyshim që e ardhmja e Shqipërisë dhe e Kosovës do të jetë shumë e suksesshme!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ArT18/01/2020 15:29

Ilir Meta, Ke 30 vjet qe merresh me politike dhe asgje nuk ke bere per shqiptaret. Tani u kujtove ...

Shto koment

Denonco