'Më së pakti injorant'/ Haradinaj: Rama i angazhuar në ndarjen e Kosovës. Veprim i dëmshëm

'Më së pakti injorant'/ Haradinaj: Rama i angazhuar në ndarjen e Kosovës. Veprim i dëmshëm

21:07, 17/01/2020
A+ Aa A-

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri TV, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, i pyetur lidhur me padinë e para pak ditëve të kryeministrit Edi Rama në adresë të tij dhe projektit për ndarjen e Kosovës, është shprehur  për shefin e qeverisë në Tiranë, "më së pakti është injorant”.

Sipas tij, Rama është angazhuar maksimalisht në ndarjen e Kosovës.

"Duke patur angazhimin e tij direkt për ndarjen e Kosovës, është I pakuptimtë dhe I padrejtë. Derisa edhe ministri I jashtëm I iku. Ka qenë aktiv në këtë temë dhe ka qenë veprim shumlë I dëmshëm për interesin e Kosovës. Nga zori jam detyruar të dale kundër dhe nuk jam bërë pishman. E kam mbrojtur Kosovën. Jam I habitur me angazhimin e tij deri në lobingje anë e mbanë e botës për të arritur në ndarjen e Kosovës. Do flas hapur, por kursehem ndaj bashkëkombasve, jo ndaj Ramës. ”, shtoi Haradaj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco