Zbulohet data/ Ja dita kur vjen në Tiranë ambasadorja e re e SHBA

Zbulohet data/ Ja dita kur vjen në Tiranë ambasadorja e re e SHBA

17:45, 17/01/2020
A+ Aa A-

Mësohet data kur mbërrin në Shqipërisë ambasadorja e re e SHBA, Yuri Kim.

SYRI.net ka mësuar që ambasadorja Yuri Kim do të mbërrijë në fund të janarit dhe në datën 30 do bëhet pritja.

Të njëjtin lajm konfirmon edhe ambasada amerikane në Tiranë, e cila përmes një njoftim kërkon që diplomates së re ti bëhet një pritje sa më miqësore.

“Në pritje të mbërritjes së ambasadores amerikane Yuri Kim, me mirësi "ruajeni datën" për një pritje sa më mirëseardhëse, të enjten, 30 janar në 17:30. Ftesat do të dërgohen me email në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Yuri Kim u betua më 9 janar si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Zonja Kim u emërua nga Presidenti Donald Trump në qershor të 2019-ës si zëvendësuese e Donald Lu.

Ajo ka thënë se do të nxisë udhëheqësit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik, në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE. /Syri.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku17/01/2020 23:02

E Drama ka bërë gati valixhet për 30 Janarin, tetëmse nuk dihet a janë të mbushura me narkodollarë për ambasadoren apo me brekë, shallvare, panolina, etj, plaçka të nevojshme për arratisjen nga sytë këmbët. Do ta shohim, ja ku është 30 Janari. (Amerikanët e kanë zakon të dërgojnë ambasadore një femër kur duan të zbojnë një kryeministër të inkriminuar).

Shto koment

Denonco