Ngërçi politik në Kosovë/ Thaçi thirrje VV: Nëse nuk propozohet mandatari, do ndërmar hapa ligjor

Ngërçi politik në Kosovë/ Thaçi thirrje VV: Nëse nuk propozohet mandatari, do ndërmar hapa ligjor

17:36, 17/01/2020
A+ Aa A-

Në rast se nuk gjendet zgjidhje për formimin e institucioneve, pas zgjedhjevetë tetorit, Hashim Thaçi ka kërcënuar me veprime kushtetuese.

Nëpërmjet një dalje para mediave, Thaçi ka kërkuar që sa me shpejtë të bëhet propozimi për mandatarin e qeverisë, duke shtyrë kështu për një marrëveshje sa më të shpejtë LDK-në dhe VV-në.

Thaçi shpreson në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjendet një zgjidhje, në përputhshmëri me votën e qytetarëve.

Por në rast se nuk ndodh një gjë e tillë do të ndërmarri të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor, ka thënë presidenti.

“Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejnë zgjedhje politike në përputhshmëri me votën e qytetarëve me 6 tetor, shpresoj që kjo zgjedhje të jetë sa më e shpejt. Në anën tjetër do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco