Paralajmërimi i PD: Po përgatitet lirimi i një tjetër të dënuari, e di edhe Rama

Paralajmërimi i PD: Po përgatitet lirimi i një tjetër të dënuari, e di edhe Rama

15:35, 17/01/2020

Partia Demokratike paralajmëron se është duke u përgatitur edhe lirimi i “bosit të krimit të organizuar Arben Grori”.

Lajmin e bëri me dije sot në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

“Edi Rama dhe Etida Gjonaj duhet t’u shpjegojnë shqiptarëve pse nuk reaguan menjëherë, pasi bosi i krimit Lulzim Berisha u lirua me garanci të Vangjush Dakos? Pse nuk e informojnë opinionin publik se janë në dijeni të plotë që po përgatitet edhe lirimi i bosit të krimit të organizuar Arben Grori?

Teatri me deklarata të pavlera, pasi kriminelët ndihmohen të dalin nga burgu, duhet të marrë fund!”, tha Bardhi.

Krimi i organizuar duhet të goditet me tolerancë zero! Por kjo as ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë, sa kohë vendi drejtohet nga regjimi i kriminalizuar i Edi Ramës.

E vetmja garanci që Shqipëria të çlirohet nga krimi i organizuar dhe bosët e tij të burgosen, është largimi i Edi Ramës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ja17/01/2020 16:08

Fuck

boli17/01/2020 15:42

ju numeroini se ai po i ben gati per zgjedhje

Shto koment

Denonco