‘Lirimi i kriminelëve të rrezikshëm me urdhër të Ramës’, Bardhi: Ai bashkëqeveris me krimin...

‘Lirimi i kriminelëve të rrezikshëm me urdhër të Ramës’, Bardhi: Ai bashkëqeveris me krimin...

14:58, 17/01/2020
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas lirimit nga burgu të shumë figurave të njohura të krimit dhe të dënuar me burgime të përjetëshme.

“Vendimi i Edi Ramës për të shpëtuar nga burgu kriminelët më të rrezikshëm të vendit, janë dëshmia më e rëndë e bashkëqeverisjes së tij me krimin:, u shprha Bardhi ne nje daler per medita..

“Bosët e krimit të organizuar dhe vrasësit më të rrezikshëm po lirohen me dijeninë e Edi Ramësm tha ai”.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Vendimi i Edi Ramës për të shpëtuar nga burgu kriminelët më të rrezikshëm të vendit, janë dëshmia më e rëndë e bashkëqeverisjes së tij me krimin.

Teatri i marionetave të Ramës, në rolin se qeveria nuk di çfarë bëjnë drejtorët e saj apo gjyqtarët e kontrolluar prej saj,është tallje e ulët  me inteligjencën e qytetarëve shqiptarë.   

 Askush nuk ka dyshimin më të vogël se lirimi nga burgu i bosëve të krimit të organizuar dhe vrasësve më të rrezikshëm është bërë me dijeninë e Edi Ramës. 

 Shkarkimi i drejtorëve, procedimet e gjyqtarëve apo prokurorëve nuk e zhbëjnë dot faktin se bosët e krimit të organizuar janë jashtë burgut.

 Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Genc Tafili, Ilir Paja, Viktor Ymeri jo vetëm janë jashtë burgut, por kanë dalë me garanci shtetërore, duke u siguruar vende pune.

 Të gjithë këta kanë punuar brenda dhe jashtë burgut për të bërë vota për Partinë Socialiste, për të mbajtur në pushtet Edi Ramën. Ata kanë bashkëdrejtuar piramidën shtetërore duke paracaktuar fituesit e tenderave dhe emërime kyçe në administratë. Për këtë ata janë duke u shpërblyer prej Edi Ramës me lirim të paligjshëm nga burgu, si pjesë e marrëveshjes së tij për bashkëqeverisje me krimin e organizuar.

 Njeriu që mbushi Parlamentin, bashkitë dhe administratën publike, me kriminelë apo përfaqësues të emëruar nga krimi i organizuar, sot po përdor pushtetin e tij mbi drejtësinë për lirimin e bosëve të krimit të organizuar.

Deklarata e sotme e Ministres së Drejtësisë, është një akt i përsëritur, ku reagimi nuk vjen para se të merret vendimi, edhe pse ajo është në dijeni për të paraprakisht, por gjithmonë një javë pas lirimit.

Ministrja Etilda Gjonaj dhe shefi i saj Edi Rama nuk guxojnë as t’u përmendin emrat bosëve të krimit të organizuar, të liruar me dijeninë e tyre.

Edi Rama dhe Etida Gjonaj duhet t’u shpjegojnë shqiptarëve pse nuk reaguan menjëherë, pasi bosi i krimit Lulzim Berisha u lirua me garanci të Vangjush Dakos? Pse nuk e informojnë opinionin publik se janë në dijeni të plotë që po përgatitet edhe lirimi i bosit të krimit të organizuar Arben Grori?

Teatri me deklarata të pavlera, pasi kriminelët ndihmohen të dalin nga burgu, duhet të marrë fund! 

Krimi i organizuar duhet të goditet me tolerancë zero! Por kjo as ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë, sa kohë vendi drejtohet nga regjimi i kriminalizuar i Edi Ramës.

E vetmja garanci që Shqipëria të çlirohet nga krimi i organizuar dhe bosët e tij të burgosen, është largimi i Edi Ramës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz17/01/2020 17:25

Po pregatit falangat e krimit per zgjedhjet e parakoheshme, dhe po fitoi prap Edver Taqi Zorraxhiu, boni valixhet gati i modh e i vogel pa dallim moshe. Ky ven do bohet me zi se kaq ose i banushem vetem per kriminel te tipit Edver Taqi Langaraqi.

Shto koment

Denonco